Ja sa miliona borxhe ka Tetova, Struga, Ohri, Kumanova…(LISTA)

0

Sa realisht kanë borxh 20 komunat që kanë më së shumti borxhe në Maqedoni, të cilat me vite punojnë me llogari të bllokuar, ishte lëndë hulumtimi dhe analizë e Shoqatës së qytetarëve Media Plus, transmeton Portalb.mk.

Matja ka filluar nga viti 2012 deri më 30 më shtator 2017, para fillimit të Zgjedhjeve lokale 2017, kur këto komuna kërkuan asistencë financiare që t’i zbatojnë zgjedhjet. Nga cila periudhë kanë borxh, kujt i kanë borxh, cili kryetar komune ka punuar përmes shifrave, paraqet analiza e gjatë në fund të këtij hulumtimi.

Analiza është e bazuar në dokumentet zyrtare që na i kanë dërguar të gjitha komunat, me përjashtim të Komunës Pllasnicë.