Ja sa raste të reja gjatë 24 orëve në Maqedoni

0

Vazhdon trendi i njejtë me rastet e reja në Maqedoni. Por po vazhdojnë edhe testimet masive.

Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar 163 të infektuar, 8 të vdekur dhe 163 të shëruar.

Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1794 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.

Në Shkup janë regjistruar 87 raste të reja, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadarci-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë -1, Shën Nikollë-9, Kërçova-3, Resnje-5.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 230 persona të shëruar nga Covid-19, të cikët vijnë nga nga: Shkupi-126 persona, Kumanova-31, Shtipi-11, Prilepi-1, Tetova-45, Velesi-7, Kavadarci-1, Gostivar-1, Koçani-1, Shën Nikolla- 2, Resnja-2, Negotina-2.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima të diagnostifikuara me Covid-19 dhe në disa raste sëmundje tjera shoqëruese. Pesë viktima janë nga Shkupi, një nga DIbra dhe një nga Tetova. Viktimat janë mes moshës 52 dhe 79 vjeçe.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3493 raste aktive me Covid-19.