Ja sa raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

0

Ministria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1721 testime ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me koronavirus. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në qytetin e Shkupit, edhe atë 33, Kumanovë-17, Tetovë-13, Gostivar-8, Koçani-11…

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 132 persona të cilët janë shëruar nga koronavirusi.

Sipas raportit, në 24 orët e fundit, shtatë persona kanë humbur jetën nga KOVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë numri i personave të prekur me koronavirusin ka arritur në 16,088, numri i të shëruarve është 13,550, i të vdekurve është 668, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 1870.