Ja sa vende deputetësh kanë fituar VV, PDK, LDK, AAK dhe komunitetet (TABELA)

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë, duke fituar 41.8 për qind të votave.
Me këtë përqindje të votave përfshirë edhe votat e diasporës, LVV do të fitojë 56 deputetë nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës, bën të ditur sondazhi i Institutit PIPOS në Klan Kosova.

Po ashtu duke përfshirë edhe votat e diasporës, dy partitë PDK dhe LDK kanë siguruar nga 18 deputetë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 8 deputetë. Ndërsa, komunitetet do të kenë 20 vende deputetësh, duke përfshirë ato 10 të komunitetit serb dhe 10 vende të komuniteteve tjera, përcjell INA.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike: Lëvizja Vetëvendosje 47,9%, Partia Demokratike e Kosovës 17,7%, Lidhja Demokratike e Kosovës 14,6%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,6%, Nisma Socialdemokrate 2,7 % dhe Partitë jo shumicë 10,2%,  kurse të tjera 0.3%..

Sipas këtij EXIT POLL-i renditja në Kuvendin e Kosovës do të jetë kështu: LVV –55 deputetë, PDK- 20 deputetë, LDK- 17 deputetë, AAK-8 deputetë. Komunitetet do t’i kenë 20 deputetë. Në këtë EXIT POLL nuk janë përfshirë votat nga diaspora.

Sipas të dhënave të sondazhit të Institutit të PIPOS.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 41.8 për qind apo votues.

Në vendin e dytë është radhitur PDK me 16.5 për qind, ndërsa në vendin e tretë LDK me 15.2 për qind, AAK me 7.2 për qind dhe NISMA me 2.6 për qind. Komunitetet kanë fituar 16.7 për qind.

Drejtori i këtij instituti, Fisnik Halimi, është shprehur se kanë intervistuar mbi 40 mijë anketues.

“Ka margjinë të vogël të gabimit. Kemi kaluar 40 mijë intervista gjatë ditës së sotme duke përfshirë të gjitha rajonet. I tërë territori ka qenë i mbuluar me anketues”, theksoi Halimi, duke shtuar se kanë qenë mbi 115 anketues në terren të suportuar nga ekipi monitorues.

Rezultatet e para preliminare nga KSHZ pritet të shpallen pas mesnate apo në orët e hershme të mëngjesit, për shkak të fluksit të madh të votimeve. Në ora 19.00 zyrtarisht mbyllen qendrat e votimit, por ato pritet të mbeten të hapura deri në votuesin e fundit, që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Afër 1 milion e 800 mijë votues kishin të drejtën e votës në këto zgjedhje. 1052 kandidatë të 28 subjekteve politike të të gjitha etnive, synojnë të sigurojnë një ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës. Dhjetë nga këto vende i takojnë komunitetit serb, ndërsa dhjetë të tjera, komuniteteve tjera pakicë. (INA)