Ja sa vjeçarë ishin miliarderët e teknologjisë kur filluan kompanitë e tyre të para

0

Për themeluesit e kompanive teknologjike Elon Musk dhe Jack Dorsey, u deshën disa tentime që të startojnë kompaninë që do i bënte në vizionarë të industrisë dhe që të vlenin miliarda dollarë.

Themeluesit e Tesla dhe Twitter respektivisht, kishin vetëm pak sukses në fillimet e tyre në moshën e re. Iu desh atyre dhe të tjerëve disa herë të provonin që të vinin me idenë që I bëri ata emra të mëdhenj në industri.

Edhe pse shpesh janë storiet e atyre që kanë lënë kolegjin si Mark Zuckerberg që marrin më së shumti vëmendje, jo të gjithë manjatët e teknologjisë gjetën sukses në një moshë kaq të re.

Këto janë moshat dhe fillimet e gjigandëve të teknologjisë së sotme:

Elon Musk, 24 vjet

Për themeluesit e kompanive teknologjike Elon Musk dhe Jack Dorsey, u deshën disa tentime që të startojnë kompaninë që do i bënte në vizionarë të industrisë dhe që të vlenin miliarda dollarë.

Themeluesit e Tesla dhe Twitter respektivisht, kishin vetëm pak sukses në fillimet e tyre në moshën e re. Iu desh atyre dhe të tjerëve disa herë të provonin që të vinin me idenë që I bëri ata emra të mëdhenj në industri.

Edhe pse shpesh janë storiet e atyre që kanë lënë kolegjin si Mark Zuckerberg që marrin më së shumti vëmendje, jo të gjithë manjatët e teknologjisë gjetën sukses në një moshë kaq të re.

Këto janë moshat dhe fillimet e gjigandëve të teknologjisë së sotme:

Elon Musk, 24 vjet

Michael Dell themeloi Dell Technologies nga dhoma e tij në konviktin e Universitetit të Texasit në Austin. Çka filloi si një punë dytësore për të bërë ca para shtesë u krijua në një kompani profitabile që i lejoi atij të bindtë prindërit që të linte fakultetin.

Mark Zuckerberg, 19 vjet

Zuckerberg lansoi Facebookun në fillim me emrin “Thefacebook” nga dhoma e konviktit të tij në Universitetin e Harvardit. Ai la kolegjin po atë vit në mënyrë që të koncentrohej plotësisht në zhvillimin e medias së tij sociale.

Bill Gates, 16 vjet

Në shkollë të mesme Gates dhe një shok tij Paul allen lansuan një biznes të quajtur Traf-o-Data. Kompania automatizoi procesin e analizimit të të dhënave për rrugë në Washington.

Kompania vazhdoi të operojë edhe pas përfundimit të shkollës së mesme. Pastaj u futën në kolegj dhe e lanë atë. Dyshja lansoi Microsoftin në vitin 1975, dhe u fokusuan vetëm aty.

Jack Dorsey, 23 vjet

Dorsey ka lënë kolegjin dy herë. Derisa ishte në fakultetin e parë në Missouri, ai hakoi një kompani të quajtur Dispatch Managment Services dhe gjeti një të metë në sigurinë e tyre. Shefi i kësaj kompanie e punësoi Dorseyn menjëherë dhe e bindi të shkonte në New York, ku edhe ishin zyret e firmës.

Pasi u fut në Universitetin e New York, ai e la edhe atë që të vazhdonte me shokun e tij të zhvendosej në San Francisko. Të dy pastaj lansuan kompaninë softuerike të quajtur dNet. Dorsey do e krijonte së bashku me Kidd Twitterin gjashtë vjetë më vonë.

Evan Spiegel, 22 vjet

Spigel së pari dha idenë për Snapchat në një ligjeratë në Universitetin e Stanford në prill të vitit 2011. Klasa e tij e cilësuan idenë e tij të dërgimit të fotove që zhdukeshin shpejt si ide të keqe.

Disa muaj më vonë ai me shokët e tij lansuan Snapchatin nga shtëpia e babait të Spiegel në Los Angeles. Ai dikur më vonë u rrikthye për të përfunduar fakultetin në vitin 2018.

Steve Jobs, 21 vjet

Jobs dhe bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak u takuan nëpërmes një soku në vitin 1971, para se të fillonin kolegjin dhe u bënë shokë. Ata shpesh punonin së bashku në projekte të vogla të teknologjisë dhe së bashku morën pjesë në takimet e mbajtura nga Homebreë Computer Club në vitin 1975. Jobs dhe Ëozniak u interesuan në kompjutera në këto takime dhe shpejt e hoqën hobi të tyre në kompaninë Apple.

Të dy Stevët punuan jashtë garazhit në shtëpinë e zotëruar nga prindërit e Jobs. Fqinjët shpesh e panë që Jobs mbante takime nga kjo garazh veshur me xhinse të prerë dhe zbathur.

Jeff Bezos, 30 vjet

Bezos la punën e tij tek D.E. Shaw që të lansonte Amazon.com, që filloi si një shitës i librave online. Ai voziti përgjatë vendit me gruan e tij, MacKenzie, që të themelonin Amazon në Seattle. Ai kaloi krejt kohën e kësaj rruge duke folur në telefon me investitorë të mundshëm dhe duke bërë plane biznesi në kompjuterin e tij.

Emily Weiss, 25 vjet

Derisa ishte studente në Universitetin e NeW York, Weiss bëri një praktikë në Teen Vogue, ku ajo pati një paraqitje të shkurtër në reality serialin “The Hills”. Pasi mori diplomën, ajo punoi si një asistente e në Vogue. Gjatë kësaj kohe Weiss lansoi një bllog për bukurinë e grave të quajtur “Into the Gloss”. Ajo merrej me uebsajtin prej orës 16 deri në orën 20, në të njejtën kohë e mbante edhe punën në Vogue.

Brenda një viti, Weiss kishte rritur uebsajtin e saj në 10 milionë klikime brenda një muaji. Në këtë mënyrë ajo la punën dhe u fokusua krejtësisht në bllogun e saj. Pak më vonë Weiss lansoi Glossier, platformën për produkte të lira për lëkurë dhe produkte të bukurisë. /Express/