Ja si do të jetë sot moti në Maqedoninë e Veriut

0

Edhe gjatë ditës në Maqedoninë e Veriut do të ketë mot të ndryshueshëm me reshje të kohpaskohshme të shiut. Intensitet më të madh të reshjeve do të ketë në pjesën lindore të vendit.

Ndërsa në pjesën juglindore të vendit do të ketë kushte për stuhi të vogla. Do të fryjë erë e dobët në drejtimin jug-lindor.Edhe fundjava do të jetë me reshje të kohpaskohshme të shiut, me temperaturat minimale prej 6 gradë celsius, dhe maksimale deri në 19 gradë celsius.(INA)