Ja si duket shkretëtira e mbuluar me borë

Të dielën, Ain Sefra, një qytet i mbuluar nga shkretëtira në Algjeri, i njohur si “Hyrja për në Sahara”,  pati rreshje të mëdha bore.

Disa burime kanë raportuar që në disa zona pati 40 cm borë, por zyrtarisht Ain Sefra raportoi rreth 2 cm.

Sahara-ja është një nga vendet me temperaturat më të larta, por gjatë natës ato ulen shumë, ndaj nuk është çudi që bora të qëndrojë.

Çudia qëndron te bora gjatë ditës.

“Ne u befasuam kur u zgjuam dhe pamë borë sërish”, tha fotografi Karim Bouchetata për Shutterstock. “Qëndroi gjithë ditën të dielën dhe nisi të shkrinte rreth orës 5 p.m.”

Bora është një dukuri shumë e rrallë në shkretëtirë. Duket si një këngë në ajër, kur rrotull nuk është askush të këndojë. /Sovrani/