Ja si është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

Ish-kryeministri njëherësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa që 16 ditë është duke qëndruar në njërin prej Spitaleve në Gjermani, përcjellë “Bota sot”.

Mustafa është i shtrirë në një spital të Shtutgartit dhe pranë tij janë disa nga anëtarët e familjes.

Besnik Berisha, këshilltar i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Isa Mustafa po gëzon një shëndet të mirë.

Image

Besnik Berisha

FOTO GALERI

Këshilltari i Mustafës tha se kryetari i LDK-së edhe këto ditë është duke vazhduar me terapi fizikale.

“Isa Mustafa gëzon shëndet të mirë dhe aktualisht po vazhdon me terapi fizikale”, tha Besnik Berisha.

Por, sipas Berishës, për Mustafën nuk është caktuar akoma data e kthimit për në Kosovë.

“Nuk është caktuar akoma data e kthimit, por, sigurisht se me të përfunduar terapia fizikale, Mustafa do të kthehet në Kosovë”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se Isa Mustafa u dërgua për trajtim shëndetësor në Gjermani pasi në fillim qëndroj i shtrirë për disa ditë në një nga spitalet private në Kosovë.