Ja si ka ndryshuar zona turistike e Shkëmbit të Kavajës (FOTO)

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga Shkëmbi i Kavajës, duke theksuar se kjo zonë turistike është përfshirë në transformimin e madh.

“Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku katrahurës, pluhurit, errësirës, xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap përgjatë brezit bregdetar, po i zë vendin hap pas hapi, një rrjet normal infrastrukture falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane”, theksoi Rama.

Sipas tij: “gur gur bëhet muri dhe mur mur bëhet kalaja, thotë Populli, paçka se të kërkosh sot durim, pas aq shumë vitesh të shkuara mbrapsht, duke i’a futur kot e shkatërruar medemek për të ndërtuar, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë”.

Plazhi i Shkëmbit të Kavajës është një zonë shumë e frekuentuar edhe nga vizitorë në të gjitha stinët e vitit, krahas turistëve që e zgjedhin për të kaluar pushimet verore

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 15. August 2019