Ja si mund të arrihet barazia mes rajoneve të shqiptarëve dhe Maqedonasve

0

Republika e Maqedonisë ndahet në gjithsejtë 8 rajone që përfshijnë në numër të madh të komunave të banuara me qytetarë të përkatësive të ndryshme kombëtare dhe religjioze, njofton agjencia e lajmeve INA.

Si pasoj e politikave diskriminuese dhe etnocentrike që nga vitet e 90, e deri më sot ekziston një pabarazi e thellë mes këtyre rajoneve, me boshllëqe të mëdha në zhvillim.

Dallimet në zhvillim vërehen qartazi, duke filluar nga qytetet si Kumanova dhe Likova(Rajoni Verilindor), qytetet Struga, Dibra dhe Kërcova (rajoni Jugperëndimor) dhe Rajoni i Pollogut, i banuar me shumicë shqiptare.

Njashtu, rajoni i Shkupit, pjesa ku jetojnë maqedonasit është zona më e pasur dhe prosperuese, ndërkaq pjesa shqiptare është tërësisht e getoizuar.

Marrëveshja Për një Zhvillim të barbarët e propozuar nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE), bazohet në modelin evropian të politikave rajonale dhe fondeve strukturore dhe ka për qëllim të krijohen fonde shtetërore për promovimin e një kohezioni ekonomik dhe social për të reduktuar pa barazitë ndërmjet vendbanimeve shqiptare dhe atyre maqedonase.

Fondi do të krijohet nga taksapaguesit shqiptar, gjegjësisht 25 për qind e buxhetit të Maqedonisë të jepen të plota për përmbushjen e qëllimeve të kohezionit ekonomik dhe social.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me transferimin e këtyre parave rajoneve më të varfra, por të hollat jepet për programe apo projekte që ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapin vende të reja pune, përmirësojnë lidhjet e transportit në rajonet e largëta, ndikojnë në rritjen e numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat e pa favorizuara duke investuar në një mjedis më të pastër si dhe përmirësimin e arsimit.

E gjithë kjo politikë e re rajonale duhet të realizohet për mes tre fondeve: Fondi i Zhvillimit Rajonal dhe Kohezionit, Fondi Social dhe Fondi i Garancisë Bujqësore.

Fondet e lartpërmendura duhet të miratohen nga Kuvendi i Maqedonisë dhe zbatohet nga Ministria për Vetëqeverisjes lokale në bashkëpunim me komunat përkatëse.

2. Fondi i Zhvillimit Rajonal dhe i Kohezionit

Ky fond synon hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Maqedonisë. Politika Rajonale është shprehja e solidaritetit të politikave shtetërore me rajonet më pak të favorizuara, duke punuar përmes programeve të integruara për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të të gjitha rajoneve dhe të Maqedonisë si një tërësi. Ky fond do të ndihmojë për të sjellë të mira në cdo rajon, për ti bërë ato më konkurruese, të krijojë më shumë vende të reja pune etj.

Ai siguron mbështetje për krijimin e infrastrukturës, investime frytdhënëse për hapjen e vendeve të punës, kryesisht për biznese dhe projekte zhvillimi. Ky fond synon të kontribuojë në korrigjimin e pabarazive kryesore rajonale brenda vendit, me anë të një pjesëmarrjeje në zhvillimin dhe përshtatjen strukturore të rajoneve me zhvillim të vonuar.

2.1. Objektiva e Fondit për Zhvillim Rajonal për vitin 2016-2020:

Modernizimi dhe diversifikimi i strukturave ekonomike të rajoneve të varfras shqiptare. Kjo tërheq vëmendje të veçantë për risi, njohuri ekonomike dhe sipërmarrjeje, thekson rëndësinë e krijimit të lidhjeve ndërmjet instituteve kërkimore dhe industrisë, duke rritur përdorimin e financave dhe të diturit se- si,
• Shtrirja dhe përmirësimi i infrastrukturës bazë në zhvillimin e :

– Zhvillimi i Transportit
– Zhvillimi mjedisit
– Hulumtime/Inovacion
– Turizëm
– Kulturë
– Energjetik
– Kapacitete institucionale
– Informim shoqëror
– Infrastrukturë sociale

3. Fondi Evropian Social,

Ky ka për qëllim të kontribuoj në integrimin e të papunëve dhe shtresave të pa privilegjuara të popullsisë duke financuar kryesisht programe trajnimi.
Fondi Social duhet të ofroj mbështetje për:

Përmirësimin e cilësisë dhe përgjegjshmërisë së institucioneve të tregut të punës, sistemeve të arsimimit, kualifikimit si dhe shërbimeve sociale dhe të kujdesit;

Shtimin e investimit të kapitalit njerëzor, duke përmirësuar nivelet e arsimimit, duke përshtatur aftësitë e fuqisë punëtore dhe duke përmirësuar mundësit e barabarta të tregut të punës;

Promovimin e kapacitetit ndërtues të administratës publike duke inkurajuar kështu përqasjen dhe ndryshimin;

3.1. Objektivat e Fondit Social për periudhën 2016- 2020:

– Punësim
– Resurse njerëzore
– Ndihmën e NVM-ve si dhe mbrojtjen dhe aftësimin e punëtoreve
– Mbështetje sociale
– Ndërtimi i kapaciteteve
– Asistenca Teknike

4. Fondi i Udhëzimit dhe Garancisë Bujqësore

Ky fond i cili duhet të përdore si një mjet financues për politikën e përgjithshme në bujqësi, ka dy pjesë: një pjesë “Udhëzimi” që jep mbështetje për zhvillimin rural dhe ndihmë për fermerët e vendosur në zona të prapambetura, dhe një pjesë “Garancie” që financon organizata të përgjithshme të tregut së bashku me masat e zhvillimit rural në pjesë të tjera të Komunitetit.

5. Fondet IPA

Me Instrumentin e Ndihmës për Para-Anëtarësim (IPA), nga data 1 janar e vitit 2007 edhe Maqedonisë iu mundësua të përfitojë nga fondet evropiane.

Ndihma e BE-së, në suaza të programit IPA, ka për qëllim të ndihmojë vendin të përfundojë reformat e planifikuara dhe të domosdoshme për arritjen e anëtarësimit në BE. Ishte një mundësi e madhe që me paratë e fondeve strukturore edhe rajonet shqiptare t’i afroheshin pak a shumë nivelit të mirëqenies së rajoneve maqedonase, duke kontribuar në përmirësimin e zhvillimit ekonomik, administrativ, arsimor dhe social të vendit.
Megjithatë, nuk ndodhi kështu, si pasojë e ngecjes së reformave, si dhe pamundësisë për të krijuar një sistem funksional institucional, legjislativ si dhe kapacitete administrative për ti menaxhuar me sukses fondet IPA.

Në përgjithësi rajonet e Maqedonisë, posaqërisht ato shqiptare shumë pak kanë përfituar përmes këtyre mjeteve.

Absorbimi i këtyre fondeve në zonat shqiptar kërkon edukimin e të rinjve dhe organizave të në këto rajoneve për hartimin e projekteve dhe tërheqjen e këtyre parave.

Në këtë drejtim mungojnë trajnimet, broshurat, video materiale dhe strategji për të sqaruar tërë këtë situatë jo të volitshme. Për këtë arsye ekziston konfuzion rreth asaj së çka saktësisht bëhet nëpër ministri dhe sektorë dhe nën ç’udhëheqje kur bëhet fjalë për Fondet IPA.

Problem tjetër është planifikimi i pakoordinuar i procesit programues dhe realizimit të tij. Konsultimet me OJQ-të mund që të ndihmojnë në kapërcimin e problemeve të përmendura më parë dhe në hartimin e planeve strategjike, pasi që ata janë të njoftuara me situatën në terren.

Është më se e domosdoshme që në çdo komunë shqiptare të hapen Zyra që do ndihmojnë në përmirësimin e kapaciteteve për tërheqjen e fondeve të lartë-përmendura.
Kjo zyrë,e cila do të merret me strategji zhvillimore dhe koordinuese të fondeve të BE-së, do të kryente detyra profesionale dhe administrative./M.Pajaziti/INA?