Jadrovski: Diskriminim për shqipen në Idrizovë

ina-online
ina-online

08/02/2024

Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi vlerëson se ka diskriminim në shkollën “Njegosh” të Jurumlerit, Komuna e Gazi Babës kur bëhet fjalë për hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë.

Sipas kryetarit të diskriminimit, Igor Jadroski në këtë rast është shkelur e drejta e fëmijëve shqiptarë për tu arsimuar në gjuhën e tyre amtare. Jadroski tha se tashmë i janë dhënë udhëzime komunës për tejkalimin e këtij diskriminimi., përcjell Alsat.

Ndërkohë, nxënësit shqiptarë të Idrizovës nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë vazhdojnë të bredhin nga shkolla në shkollë për të mësuar shqip për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” u pamundësohet një e drejtë e tillë.

“Këtu kemi konfirmuar diskriminim në qasjen e procesit mësimor për 10 nxënës në bazë të përkatësisë etnike dhe gjuhës sepse nuk u mundësua që pas përfundimit të klasës së pestë, nga e gjashta deri të nëntën të ndjekin mësimin shqip në shkollën fillore “Njegosh” në Jurumleri. Ajo që është pozitive në këtë rast është se kemi dhënë udhëzime si të tejkalohet problem dhe para dorëzimit dhe përgatitjes të vet mendimit ne morëm një përgjigje gjithëpërfshirëse nga ana e komunës se është miratuar vendim, është formuar paralele për 10 nxënësit për këtë vit shkollor të cilët do ta vazhdojnë klasën e gjashtë në gjuhën shqipe dhe është marr pëlqim nga Ministria e Financave”, deklaroi Igior Jadroski, Komisioni kundër diskriminimit. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ziadin sela

Sela për Kurtin: I kam dalë borxh!/ Kam dhënë kontribut modest që ai të jetë sot kryeministër

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

Screenshot_2024-02-29-20-47-04-453_com.facebook.katana-edit

Dr. Ilir Vela i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

tv-media-radiodifuzion

Ja lista e mediave nga KSHZ që do të ndjekin fushatën reklamuese të zgjedhjeve

zgjedhje maqedoni

Partitë për zgjedhje do të reklamohen në 249 portale, 37 televizione dhe 35 radio

asdren shkupi besa

Kasami prezanton aderimin e radhës në BESA

instituti-arben-xhaferi

(VIDEO) Instituti “Arben Xhaferi” instalon barometrin e përfaqësimit të drejtë

ahmeti zaev kovacevski

BDI a e mashtroi LSDM-në për “Frontin Europian”? (VIDEO)

talat xhaferi edi rama

Xhaferi: Plani i rritjes kyçe për anëtarësimin e përshpejtuar në BE

INFO

NA NDIQ