Jahja Kemal: Alfabeti digjital është çelësi i së ardhmes. Çertifikimi është një aleat i fuqishëm

0

Pa marrë parasysh se nxënësit dhe studentët dëgjojnë muzikë ose bëjnë fotografi, blejnë ose komunikojnë, aftësitë digjitale janë pjesë integrale e jetës së tyre të përditshme. Aftësitë bazë digjitale mundësojnë përdorimin e pajisjeve digjitale, softuerëve, aplikacioneve dhe mjeteve që u ndihmojnë të përdorin dhe të krijojnë informacione. Spektri i aftësive që duhet demonstruar kërkon një nivel më të lartë gatishmërie. Në të njëjtën kohë, këto aftësi duhet të jenë të matshme dhe të vërtetuara me diçka që mund të provohet lehtë dhe të njihet, e ajo është çertifikimi.

Çertifikimi, i cili është imponuar si një standard i ri në mbarë botën, pranohet edhe nga Kolegji Yahya Kemal (Shkup, Tetovë dhe Strugë) në një derë të madhe. Kolegji Yahya Kemal prej sot zyrtarisht është bërë një qendër testimi për aftësitë digjitale në bashkëpunim me Certiadriën, partner zyrtar i kompanisë amerikane Certiport, përfaqësues i të drejtave për çertifikim të Microsoft, Adobe dhe Autodesk si dhe markave të tjera botërore.

Për të gjithë nxënësit të Kolegjit Jahja Kemal (Shkup, Tetovë dhe Strugë), është e qatshme platforma e re integruese, zgjidhja e rrugës së plotë, mësoni, praktikoni, vërtetoni, që do të thotë se nxënësit do të kenë mundësinë të kontrollojnë aftësitë e tyre digjitale.

Përparimi në çdo shoqëri arrihet përmes vetëdijes kolektive dhe kjo përfshin vendosmërinë për të zbatuar strategjinë e duhur!

Çertifikimi është një validim i aftësive, konfirmimi i njohurive, ndarja nga të tjerët, qasje e lehtë në tregun e punës. Në drejtim të suksesit dhe mundësive, e njëjta gjë vlen edhe për hulumtimin e bërë!

Në mbështetje të kësaj, në hulumtime shtesë, ku menaxherët për regrutim të stafit brenda grupit të Microsoft kanë thënë se deri në 91% të të gjitha të punësuarve brenda grupit, çertifikimi merret parasysh pranë punësimit dhe regrutimit të stafit.