Jahtet luksoze ‘Katar’ dhe ‘La Belle de L’Adrique’ me 138 turistë në bord vizitojnë Durrësin

ina-online
ina-online

25 Gusht, 2023

Porti i Durrësit vijon të “vlojë” nga anijeve dhe jahteve turistike, të cilat gjithnjë e më shumë po vizitojnë Shqipërinë.

Mëngjesi i sotëm në Portin e Durrësit, nisi me pamjet nga kalatat portuale , ku vizitorja besnike “La Belle de L’Adrique”, ka sjellë këtë herë 138 turistë nga vende të ndryshme të botës dhe superjahti “Katar”.

“Katar” është jahti 124 m i gjatë, i cili është bregëzuar në kalatën nr.4 të portit. Ndërtuar në vitin 2010 nga prestigjozi Lürssen, ai përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe kuverta nga druri tik. Ky superjaht lundron nën flamurin e Katarit dhe ka një GT prej 8010 tonësh.

Ky superjaht lundron nën flamurin e Katarit dhe ka një GT prej 8010 tonësh.

Anijet turistike dhe jahtet po përfshijnë gjithnjë e më shumë vendin tonë në axhendat e tyre, duke e kthyer në një prej destinacioneve të preferuara.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, përgjatë periudhës prill-tetor 2023, 23 kroçiera kanë konfirmuar ndalesën e tyre në Durrës.

Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për pritjen e anijeve dhe sigurinë e turistëve në territorin portual, duke vënë kalatat portuale në funksion të tyre përgjatë gjithë sezonit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

universiteti tiranes

Sot nis viti i ri akademik/ 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore, ‘Mjekësia’ paralajmëron bojkot

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

rinas aeroporti nene tereza

Aeroporti “Nënë Tereza” shifra rekorde, 5.2 milionë udhëtarë nga fillimi i vitit

ditmir bushati

Bushati: Shqipërisë nuk i takon t’i shkelë syrin Serbisë! Përpara se të jemi euroatlantikë, kemi interesat tona kombëtare

Edi Rama

Rama: Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufi

durres-plazh-bregdet

Bumi turistik dështon të sjellë bum ekonomik

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

edi rama

Rama në Berlin: Shqipëria, 100% jashtë ndikimit rus

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

INFO

NA NDIQ