Jakimovski pasi u vendos në “listën e zezë”: Ma bëjnë njëjtë siç ia bëjnë Trumpit, kjo është ndërhyrje në procesin zgjedhor

INA
INA

19/03/2024

Kandidati për president Stevço Jakimovski, është i befasuar nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit pasi u vendos në “listën e zezë”, por tha se kjo nuk do ta lëkundë në garën zgjedhore dhe do të jetë një motivim edhe më i madh për të.

Ai deklaroi se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ishte rezultat i sondazheve, të cilat treguan se ai do të hynte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe se akuzat për krim në urbanizëm janë të pabaza, sepse ai siç thotë, ka hequr dorë, nga ato ingerenca.Jakimovski tha se nuk është rastësi që lista e zezë është publikuar dje, kur ai ka dorëzuar kandidaturën e tij në KSHZ dhe pasi ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme.

“Edhe Amerika edhe Amerika e Shenjtë, punoj në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Si ta kuptojmë më ndryshe këtë akt të dhunës, nëse jo si përzierje direkte në procesin zgjedhor që është i dënueshëm dhe vepër penale. Kjo është përzierje e shërbimeve të huaja në zgjedhjen e presidentit të shtetit”, tha Jakimovski, kryetar aktual i Karposhit.

Ai thotë se do të bëjë kallëzim penal ndaj një personi të panjohur për futjen e tij në listën e zezë sepse është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor. Ai e krahasoi vendimin e Departamentit të Shtetit me ndjekjen aktuale kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“Donald Trump ka 113 kallëzime penale, skenari atje nga shteti i thellë është ose ta pengojnë të marrë pjesë në zgjedhje, ta fusin në burg ose ta vrasin. I njëjti skenar po ndodh në Hungari kundër Viktor Orban kundër Vuçiqit dhe kundër meje. Kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e brendshme të Maqedonisë në burimin e presidentit dhe pretendoj se askush nuk mund të na thotë se kush do ta udhëheqë Maqedoninë”, shton Jakimovski.

Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur dje në listën e zezë ish-prokuroren publike speciale Katica Janeva dhe kryetarin e Komunës së Karposhit dhe kandidatin presidencial për zgjedhjet e ardhshme, Stevço Jakimovski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

qoku

Bekim Qoku: Erdhi dita Ali opozita

INFO

NA NDIQ