Jakimovski: Regjistrimi të shtyhet, jemi në situatë të rrezikshme

Për një regjistrim të suksesshëm dhe rezultate të besueshme, nevojiten korrigjime të asaj që mund të korrigjohet, mendon Stevce Jakimovski, udhëheqës i opozitës GROM.

Ai theksoi në TV 24 se disa qytetarë refuzojnë të regjistrohen përkundër thirrjeve të partive politike për domosdoshmërinë e kryerjes së operacionit. Sipas tij, regjistrimi është i nevojshëm, por duhet të shtyhet për dy muaj nga data e njoftuar.

“Nëse duam të kemi një regjistrim të suksesshëm dhe të kemi rezultate, duhet të korrigjojmë atë që mund të korrigjohet. Jemi në një situatë të rrezikshme. Ne nuk duhet të bëjmë një inventar të forcës, sepse do të na godasë në kokë. Kur njerëzit nuk mund të kundërshtojnë, ata tërhiqen dhe e shprehin atë në zgjedhje”, thotë Jakimovski.(INA)