“Jam bipolare”, këngëtarja e famshme shqiptare pranon publikisht se vuan nga çrregullimet mendore (Foto)

0

Këngëtarja e famshme shqiptare e ka pranuar publikisht se ka probleme me shëndetin mendor. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale Bebe Rexha ka folur hapur lidhur me çrregullimet e saj mendore.

Edhe më parë Bebe ka folur hapur për problemet e saj me ankthin apo kilogramët e tepërta që ka, por këtë herë këngëtarja ka zbuluar se vuan edhe nga çrregullimi bipolar.

Në të postimeve në “Twitter” dhe “Instagram”, Bebe tha se bipolariteti e sëmur dhe e bën të paaftë për të punuar. Gjithashtu ajo tha se nuk i vjen turp për gjendjen e saj shëndetësore.

“Nuk e kuptoja se ndihesha e sëmurë. Nuk doja të dilja nga shtëpia ose të qëndroja me njerëz. Tani e kuptoj se pse”,-shkruan Bebe Rexha në postimet e saj në rrjetet sociale.

Ndërsa shtoi se po punon për të sjellë këngë të reja dhe asgjë nuk mund ta bëjë të kthehet mbrapsht, pas zbulimit të sëmundjes së saj.