Jam Cinike…and, I’m feeling Blue!

Picture of INA
INA

24/05/2025

1. Bedri Hamza dhe Albin Kurti kishin veshur këmisha të fermerëve, të njëjta, në ndeshjen e Trepçës.

– Bedriu dukej si fletore me vija (e gjuhës shqipe), e Albini si fletore me kutia (e matematikës).

– Bedriu mbante qëndrim vertikal në proporcion me vijat e këmishës, e Albini dilte nga kutiat, duke e zgjatur trupin kah Bedriu.

– Bedriu e mbante gishtin në kokë apo në hundë, i pasigurtë se a duhet t’i flas a s’duhet…

– Gjuha e trupit tregonte se Albini donte të pajtohej me Bedriun.

– Albini dukej si ata pëshpëritësit nëpër dasma, që kur je duke u dalldisur me muzikë që i dëgjohet zëri në kupë të qiellit, të afrohen e të tregojnë diçka në vesh…

– Të flasësh në një vend ku luhet, këndohet e vallëzohet është e tmerrshme, se nuk dëgjohet Albini…

– Pikërisht në një atmosferë të tillë, nën tingujt e fuqishëm të një defi jam ‘pajtuar’ me Albinin.
Sepse nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë.

2. Sami Lushtaku, i njohur për ‘thënien’ e tij famoze ‘pa ia bërë kështu e kështu s’e kisha lënë, me ditë që është djali i Adem Jasharit’,
nuk ndërhyri mes tyre, bazuar në faktin se Bedriu e Albini pas fitores së Trepçës u panë duke llaskuçuar flija.

3. Populli u çuditën që i panë bashkë, por populli nuk e dinë se jashtë politikës, të gjithë punojnë së bashku.

– Për shembull, populli duhet ta dinë se unë isha në një Komison të ministrisë me njërin, që fuqishëm preferon PDK-në,
tjetrin që fuqishëm preferon LDK-në,
dhe unë siç e dini e pavarur, por meqë ju po insistoni që ‘jam me Albinin’…

– Puna që u bë në atë Komision, jo veç që ishte profesionale, por me respekt të jashtëzakonshëm për mendimet dhe bindjet e njëri-tjetrit, me simpati dhe në fund me një vendim të përbashkët.

– Pra, të bëhet lajm se si dy shqiptarë me bindje të kundërta politike bashkëpunojnë, Oh…është primitive.

3. Primitive jo, por si e trentë po duket Duda Balje.

– Ajo ka sharruar aq shumë në iluzione, sa që ka krijuar rivalitet falls me Albin Kurtin.

– Pra, ajo e ka humbur logjikën aq shumë, sa po mendon se Kosova varet prej saj, se nëse dëshiron ajo bëhet nami,
dhe nëse dëshiron ajo bëhet edhe profesoreshë.

– Profesoreshë e çkahit?
– E cilës lëndë?

– E kam shumë zor t’i marrë seriozisht fjalët që dalin nga ajo gojë!

– Jam cinike, e di.
Por, s’preferoj të dukem si puthëse permanente.

– Po….S’jam kundër luftës ndaj rrudhave (shumë luftëtarë të lirisë sot luftojnë kundër rrudhave, deri në çlirim),
pse do të isha kundër,
lum ata që kanë mundësi dhe guxim….
ama s’kam as pare,
anipse kam disa oferta falas…
nga partitë politike…
por çdo gjë që është falas të kushton më shtrenjtë.

– Ama, ende më duket vetja simpatike, që s’kam nevojë të dukem edhe më e bukur për këta betera.

– Më duket u kam treguar se si një herë u pata rrjepur duke u pispilluar, dhe puna e parë, si dola në rrugë, medet, kush komplimentoi pamjen time.

4. Edhe Vjosa Osmani në Zvicër, për shkak se si unë, ishte munduar shumë që të zbukurohej, dukej si guru, me frizurë banane, këmbë e krye kuq, all, thuajse u martua në Zvicër,
e presidentja zvicrane po e dorëzonte në altar.

– Për sherr, këshilltaret e saj darkën zyrtare e quanin ‘banket’.

– Ama, fustani i Presidentes sikur kishte diçka magjike në basmë, sepse në njërën foto dukej i kuq, e në foton tjetër i jorgovantë.

5. Unë e kisha bërë kryeparlamentar Nait Hasanin.
– E respektoj, sidomos për padinë e tij kundër krimeve komuniste.

– Naiti e di se unë nuk çeli tema të mëdha, dhe nuk shkruaj çdo gjë që di,
për shembull mund të shkruaj për Kumbarën…

….mund të shkruaj për kryetarin e partisë së tij…
i cili, e pabesueshme se si po bëhet identik si babai i tij, i thjeshtë dhe folklorik…
tamam si titulli i librit të tij letrar: ‘Mos më merr në qafë’,
Hajrije.

– Dhe libri ‘Kush i bie fyellit’, si kontrast lindor i titulllit perëndimor ‘Për kë bien këmbanat’.

7. Presidenten e ka kërcënuar një lavire dhe një tjetër i ka thënë ‘k.r.vë’.

– E pabesueshme.

– Vjosa Osmani tash, në fund të mandatit, do ta ‘hajë presidencën dhe dynjanë’, prandaj ka nevojë të duket e rrezikuar, që ta ngjall apo ta shtojë dashurinë e popullit për të.

– Por populli po pyet se cili është motovi që dikush do ta kërcënonte Presidenten!

– Çfarë faktori është ajo, Presidentja e pasur e popullit më të varfër në Evropë!

– Kush varet prej saj, kur as Kosova nuk varet prej saj!

– Çfarë pune bën kjo, që do ta rrezikonte dikë, kur ajo veç shetit dhe i përsëritë një palë fjalë!

– Pasi që ka kërkuar ndihmë nga organet e Drejtësisë, Vjosa Osmani i ka kritikuar këto organe se pse nuk e kanë rrotulluar Kosovën për ta mbrojtur nga ‘lavirja’!

– Kur dikush të quan ‘k.r.ë’, motivi është ‘personal’, privat.
– Këqyr më mirë…!

8. E, Ramush Haradinaj ka vrapuar në Gërmi.
– Ky lajm u prit shumë mirë.

– Ai, ose vrapon, ose merret me thashetheme të Dudës, dhe i preferon ato ‘kush me kë’, ose shkon nëpër dasma.

– Veç në librari mos e lyp.

9. Tash edhe pak kthehet Hashim Thaçi e ‘ua tregon qejfin’ juve….!

P.S. Veç vetja më duket e mirë.
Dhe, kohëve të fundit, njëri…!

– Por, më duket se më shumë i frikësohem dashurisë se sa urrejtjes!

– Desha t’i them ‘Të dua’, por nuk guxova.

– Se….
– Jam askushi në dashuri.

– Po,
– Shpirti Im përshëndet shpirtin e Tij.

TË FUNDIT

Ministri Maqedonci: 26 vite nga Çlirimi i Kosovës – liria është fituar me gjak, duhet ruajtur çdo ditë

Lëshohet rruga e rikonstruktuar Ohër – Shën Naum! 24.3 kilometra, investim 11.7 milionë euro

Mexhiti: Shkupi, qendër rajonale për tranzicionin energjetik

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

ME TE LEXUARA

1
Ministri Maqedonci: 26 vite nga Çlirimi i Kosovës – liria është fituar me gjak, duhet ruajtur çdo ditë
1
Lëshohet rruga e rikonstruktuar Ohër – Shën Naum! 24.3 kilometra, investim 11.7 milionë euro
1
Mexhiti: Shkupi, qendër rajonale për tranzicionin energjetik
1
Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale
1
Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

LEXO MË SHUMË

Ministri Maqedonci: 26 vite nga Çlirimi i Kosovës – liria është fituar me gjak, duhet ruajtur çdo ditë

Lëshohet rruga e rikonstruktuar Ohër – Shën Naum! 24.3 kilometra, investim 11.7 milionë euro

Mexhiti: Shkupi, qendër rajonale për tranzicionin energjetik

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë