‘Jam dashnia e vjetër që dikur t’ka nxe’!

Picture of INA
INA

05/06/2025

Kimete Berisha

1. Ramush Haradinaj tha për Bekë Berishën se ‘është intelektual, por nuk e ekspozon’.

– Pra, me fjalë të tjera, duket si ‘budallë’, por nuk është.

– Deri tani Bekë Berisha ka mbajtur ‘ekspozita të dijes’ veç në praninë e Ramush Haradinajt, i njohur ky për matjen e intelektit nëpër male.

2. Më erdhi mirë që dje nuk u rrëzua Albin Kurti në shkallë.

– Është interesant se pse më shumë të vjen inat që rrëzohesh se sa që të dhemb.

– Albin Kurti Ish veshur bukur, përtrupi, si Mick Jagger me kitone të fiskulturës….
– Ia vlen të rrëshqasësh në këso raste!

3. Presidendja Osmani pritet ta organizojë ‘Liqenin e mjellmave’, pranë fontanës së Isës, në shesh.

– Rusët, me vendim, e kanë të ndaluar nga Albin Kurti të hynë në Kosovë
(për të hyrë një artist rus në Kosovë duhet të shtiret si ukrainas),
por Tchaikovsky në Kosovë hyn me mjellmat, se është vetëm
shpirt….
rus.

4. Një avokat i njohur ua ka mbyllur derën me tojë të kuqe deputetëve që të mos i lë të dalin nga Kuvendi derisa të bëhet mirë.

– Për këtë ide u frymëzua nga një film i VanDamit.

– Por, populli nuk iu bashkua avokatit, i cili tha se kjo që po ndodh në Kuvend, është ‘korrupsion pasiv’.

– Më pëlqeu aksioni i avokatit, anipse nuk hyhet në mal me toja, sepse deputetët edhe dështuan, edhe e këputën tojën e avokatit.

5. Albin Kurti i ka gëzuar nënat e papunësuara, duke ua dyfishuar pagesën e lehonisë.

– Por, as kësaj radhe nuk e ka lënë pa gabuar pakëz gjuhësisht…

– Lehohat i quan ‘nëna të reja’.
‘Nënë e re’ quhet vajza e mitur dhe adoleshente që ka lindur fëmijë.

– A s’bën me qenë pak më e vjetër se e mitur apo mbi 25 vjeç, a?!
– Hajt, hajt, lejona pak, rishikoje edhe njëherë vendimin…

6. Rrush prej mendve siç është, Abdullah Hoti tha sot se Albin Kurti ka dështuar ta sigurojë shumicën.

– Ka dështuar sepse ka dashur.
Është dështim i planifikuar ky.

– Sepse për Albin Kurtin është dështim të bashkëpunojë me ju e t’ua plotësojë dëshirat, e jo të dështojë pastër – vet, pa ndihmën tuaj.

– Dhe opozita po ia plotëson të gjitha dëshirat këtij: edhe që të shkohet në dy palë zgjedhje në të njëjtën ditë.

– Opozita është sedentare, jokreative dhe shumë e lodhur, sepse kauza e opozitës shqiptare (bashkë me serbët) është qesharake dhe e pamoralshme:
Thonë:
‘E duam një grua tjetër të Vetëvendosjes’!

– Nuk ka dështim më të madh të opozitës se sa që e ka trajtuar Albulenën si Helenën.

7. E, si duket Albin Kurti nuk e ka vërejtur se sot në mbledhjen Live të qeverisë së tij, Albulena Haxhiu as që ua ka var veshin fjalëve të tij dhe të tjerëve në qeveri.

– Ajo shkruhej në mobil, pa ndërprerë, dhe gjatë kohës që priste ‘reply’, i ngulte sytë, e magjepsur….

– Ajo thjesht nuk e kishte haberin se ku ndodhej, sepse është e magjepsur…

….nejse, ishte për lakmi buzëqeshja e saj sa herë i lexonte mesazhet që i shkonin dhe që ia meknin shpirtin!

– Se mua veç mesazhe obsesive më vinë…

– Pra, bash që është e atillë, e magjepsur, opozita është dashur t’ia votojnë Albin Kurtit, pikërisht që ky s’e ka pritur që ia votojnë.

– Opozita e humbi rastin ta befasojë Albin Kurtin, të bëj ‘diçka’ që ai nuk e ka pritur nga ta!

– Sepse më problem i del Albin Kurtit me Albulena Haxhiun se sa opozitës, që pa dashje ia duan të mirën Albin Kurtit.

– E ‘buçko’…ka stagnuar komplet…
LDK-në e ka mbuluar bërllloku!

8. Unë i urrej temat për të kaluarën, por më la përshtypje vargu më i ri i Armend Rexhepagiqit në këngën e tij ‘Dashni e vjetër’, ku ndër të tjera këndon:
– ‘Jam dashnia e vjetër që dikur t’kam nxe’.

– Neve disave dashnia na ka ‘ftoh” po nejse, respekt për të gjithë ata që dashnia i ka ‘nxe’!

– Me pas qenë ‘e mirë’ s’kish qenë ‘dashni e vjetër’, po s’po futem më thellë…
se mua kjo ‘gjuha’ më ka lënë kështu ‘The Lonely Shepherd’, lonely, ama si tingull në pan flautën e Gheorghe Zamfir.

– Por, njëri ka thënë më mirë se të gjithë Ju se ‘Heshtja është budallallëk nëse jemi të mençur, por është mençuri nëse jemi budallenjë’..

9. Duhemi dhe ‘dahemi…

P.S. I don’t compete. I disappear.

TË FUNDIT

Kishte deklaruar se voton “kundër”, çfarë ndodhi sot me Fatmir Bytyqin?

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

ME TE LEXUARA

1
Kishte deklaruar se voton “kundër”, çfarë ndodhi sot me Fatmir Bytyqin?
1
Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë
1
Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!
1
Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur
1
Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

LEXO MË SHUMË

Kishte deklaruar se voton “kundër”, çfarë ndodhi sot me Fatmir Bytyqin?

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë