“Jam rehabilituar, kam fëmijë, do punësohem”/ Kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi kërkon lirinë me kusht

0

Zani Çaushi, i dënuar me burg përjetë për një seri vrasjesh, i cili po vuan dënimin në burgun e Drenovës kërkon lirimin me Kreu i bandës së Vlorës gjatë vitit 1997, kërkon të lërë qelinë pasi thotë se është rehabilituar.

Ai gjithashtu ka deklaruar se do të punësohet nëse del nga burgu.

“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur. Do të punësohem nëse më lirojnë“, ka thënë ai.

Më 17 korrik është caktuar seanca ku Çaushi do paraqesë provat, ndërsa më herët janë zhvilluar edhe dy seanca të tjera gjyqësore.