Janari ekstrem i ngrohtë, mbi mesataren me 3.3 gradë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/02/2023

Muaji janar i vitit 2023 karakterizohet si muaj ekstrem i ngrohtë dhe mesatar deri në muaj të lagësht në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare.

Temperatura mujore ka lëvizur nga 0.9 gradë Celsius në Mavrovë deri në 7.6 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të janarit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), ky vit ka qenë 3.3 gradë mbi mesataren në nivel shtetëror, informon DPHM.

Në pjesën e dytë të muajit janë shënuar temperatura të larta maksimale dhe minimale, të pazakonta për këtë pjesë të vitit dhe nga data 17 deri më 24 ka pasur depërtim të valës së ngrohtë.

Temperaturat mesatare maksimale kanë qenë nga 5.1 gradë në Mavrovë deri në 12.6 gradë në Gjevgjeli.

Temperatura maksimale më e lartë është matur më 18 janar në Demir Kapi dhe ka qenë 19.9 gradë, por nuk ka qenë më e lartë se maksimalja absolute prej 20.3 gradë e matur në Gjevgjeli në janar të vitit 2018.

Temperaturat minimale mesatare kanë qenë nga -2.1 gradë në Berovë deri në 3.5 gradë në Gjevgjeli. Temperatura më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë më 7 janar dhe ka qenë -7.4 gradë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkolla shqipe zvicer

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

lsm-sindikata780x439-1

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

open-balkan

A do të ndodh tërheqja nga Ballkani i Hapur, Osmani e paralajmëron

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

BESIMI

Nënshkruhet Kodi për Zgjedhje Korrekte dhe Demokratike

hoxha555

Shaqiri: Komandat i përgjithshëm i UÇK-së për Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli, jo Ali Ahmeti

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Nga nesër rrjedh afati i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare

bujar osmani

Bujar Osmani i përgjigjet VLEN për rastin “Pacienti!

stevce jakimovski

Jakimovski: Do të parandalojë migrimin e specializantëve

INFO

NA NDIQ