Janë gjetur të vdekur dy të rinj nga Shkupi për një ditë

Më 12 mars, në një banesë në rrugën “Tashko Karaxha” është gjetur trupi i pajetë i një personi.

Policia informon se bëhet fjalë për një 44-vjeçar nga Shkupi me iniciale S.A.

“Më 12.03.2021 në orën 12:50 në SPB-Shkup nga ana e Ndihmës së Shpejt është paraqitur se ka një person të vdekur pa shenja dhune në një apartament në rrugën “Tashko Karaxha”. Bëhet fjalë për S.A. (44) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB.

të njëjtën ditë, pak më vonë, i vekur në një banesë tjetër tij është gjetur edhe 43 vjecari me iniciale I.J.. Policia nuk ka treguar adresën e saktë ku është gjetur, transmeton gazeta Lajm.
Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.