Janë me fakultet, paguhen si të jenë me shkollë të mesme!

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/01/2022

Ky është Mustafë Murina. Tashmë 11 vite ka diplomuar në fakultet, ndërsa në Inspektoratin e Tregut në Kumanovë, ku mbi 10 vite është i punësuar, ende paguhet sikur të jetë me shkollë të mesme, me pagë minimale 14.700 denarë. Nuk është i vetmi, ai bashkë me 4 kolegë të tjerë kanë kërkuar që t’u pranohet fakulteti dhe të avancohen në detyrë, por askush nuk ua ka marrë parasysh kërkesën.

“Kam bërë lutje edhe në Ministrinë e Ekonomisë, edhe në drejtorinë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut por kemi ra në vesh të shurdhër. Me ligjin e ri për nën punës administrativ kemi marrë një përgjigje shumë të thjeshtë pa u vulosur nga inspektorati vetëm se do të mendojmë brenda 4 viteve për të bërë mjete që neve të na pranojnë fakultetin edhe atë vetëm fakultetin jo edhe kategorinë”, tha Mustafë Murina.

Murina thekson se ankesa kanë dërguar edhe deri tek Sindikata e Punëtoreve, por edhe këtu kanë hasur në vesh të shurdhër. Pohon se të gjithë i plotësojnë kushtet dhe se me Ligj deri më tash duhej të bëhej avancimi i tyre. Do të vazhdojnë të ankohen, e nëse nuk ka përgjigje, si zgjidhje e shohin largimin.

“Unë personalisht edhe kolegët e mi jemi të notuar me notë shkëlqyeshëm për punën që bëjmë, por nuk kemi ngritje ashtu si jemi pranuar ashtu kemi mbetur. Kjo është ankesa e fundit dhe nuk kam marrë përgjigje prej Inspektoratit të Tregut, tek e fundit do të largohem prej këtu sepse nuk ja vlen 14.700 denarë, nuk ja vlen”, pohoi Mustafë Murina.

Udhëheqësi i Inspektoratit të Tregut në Kumanovë, Rami Emini nuk u përgjigj kërkesës sonë për këto raste. E drejtoresha e Inspektoratit të Tregut në Shkup, Aneta Simeska-Dimoska, na tha se nuk ka njohuri për këtë situatë dhe se i duhet kohë për ta shqyrtuar dhe se me qëndrim do të dalë të hënë e javës së ardhshme.Tv21

TË FUNDIT

Trump: Irani ka kontaktuar, dëshiron të negociojë

Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi

MSH do të udhëheq me proceset se ç’farë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarit në diskotekën në Koçan

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Ibrahimi: Legjitimiteti nuk është lojë futbolli në Qeveri, Soravi… por punë dhe angazhim

“Kush është spiun e kush autoritar?!”, akuza të ashpra mes Mickoskit dhe Filipçes

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË