Janë ndryshuar mbi 1.2 milionë pasaporta

INA
INA

18/01/2024

Deri më tani janë ndryshuar rreth 1.210.000 dokumente udhëtimi, mbi 1.100.000 letërnjoftime dhe rreth 540.000 patentë shoferi.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk ka problem nëse do të vazhdohet afati për dhënien e dokumenteve të udhëtimit, nëse kështu vendos Kuvendi dhe thekson se puna po bëhet me dinamikë të shtuar dhe procesi do të vazhdojë kështu edhe pas 12 shkurtit.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se në vend që të përqendrohemi në dhënien e shpresave të rreme për zgjatjen e afatit për dokumente, duhet të fokusohemi në nxjerrjen e tyre.“Mos krijoni imazh në publik se pas datës 12 nuk do të ketë asnjë ndryshim në dokumente. Qeveria nuk ka marrë vendim sepse Ligji për letërnjoftimet nuk ka ndryshuar dhe është në fuqi dhe që nga fillimi e deri më sot ka qenë e qartë se nuk do të ketë ndryshime në dokumentet e identitetit. E kemi thënë disa herë që leternjoftimet do të jenë të vlefshme edhe pas datës 12 shkurt, jo sepse janë për përdorim të brendshëm, por sepse nuk e kemi ndryshuar Ligjin për letërnjoftime, i cili lë afat për vlefshmërinë e letërnjoftimeve”, tha ministri, duke shtuar se sipas vlerësimeve nuk ka një numër të madh të personave që kërkojnë dokumente dhe puna po bëhet me dinamikë të shtuar dhe procesi do të vazhdojë kështu.

Duke komentuar deklaratën e shefit të shtetit Stevo Pendarovski, Spasovski tha se tani është koha e zgjedhjeve dhe të gjithë vlerësojnë se duhet të bëjnë deklarata të duhura dhe se ai nuk do të hyjë në asnjë konfrontim.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

INFO

NA NDIQ