Janë paguar rreth 412 milionë denarë subvencione për bujqit

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural u pagoi rreth 412 milionë denarë subvencione 9.738 subjekteve. Bëhet fjalë për pagesë të subvencioneve për mirëmbajtje të fidaneve dhe për masën pagesa të drejtpërdrejta për ekonomi të vogla bujqësore të definuara sipas pagesave historike për tre vitet paraprake.

Drejtori I Agjencisë, Nikica Baçovski, informoi se mjete nga pagesa e sotme ka në llogari të të gjithëve të cilët parashtruan kërkesa për mbështetje financiare nga Programi mbështetje financiare në bujqësi” për vitin 2020 dhe me ligj e përfituan të drejtën e kësaj mbështetjeje financiare.

Sipas tij, mjetet për të cilat bujqit aplikuan me rregull dhe I përmbushën kushtet për marrje të mbështetjes financiare do të paguhen rrjedhimisht, ndërsa Agjencia për atë, si edhe deri më tani, do ta njoftojë opinionin.