Janë paguar subvencionet për 15.753 prodhues të duhanit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/04/2023

Janë paguar 26 milionë euro për 15.753 prodhues të duhanit, informoi ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski në konferencën e sotme, duke shtuar se vlera e përgjithshme e duhanit të blerë në vitin 2022 ka arritur gjashtë miliardë denarë dhe në tërësi janë paguar të gjithë prodhues të duhanit nga të gjitha ndërmarrjet blerëse.

“Kjo është dëshmi se Ligji për Duhanin, për rregullimin e prodhimit të dakorduar në vitin 2018, sot rezulton me asnjë denar borxh ndaj asnjë prodhuesi të duhanit, nga asnjë kompani blerëse”, theksoi ministri.

Ai tha se vitin e kaluar është shjruar historia edhe në lidhje me çmimin edhe me sasinë e duhanit të blerë.

“Për herë të parë duhani arriti çmimin rekord prej 290 denarë, ndërsa vetëm para disa vitesh ishte 117 denarë. Kjo rritje është rreth 50 për qind e çmimit të blerjes në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021 dhe për 300 për qind nga disa vite më parë”, theksoi Nikollovski.

Sipas tij, ky sukses i cilësisë, rritjes së çmimit të blerjes dhe marrëveshjeve të nënshkruara është për shkak të politikave, masave dhe modelit të subvencionimit të Ministrisë në vitet e kaluara.

“Kemi pasur një vit edhe me cilësi të shkëlqyer të duhanit, gjithashtu është rezultat i modelit të zhvillimit të subvencioneve, të cilin e miratuam me guxim në vitin 2018. Kjo kontribuoi që 80 për qind e duhanit nga korrja e vitit 2022 të prodhohej në cilësi të klasit të parë. Është një sukses historik edhe për prodhuesit e duhanit”, theksoi Nikollovski.

Ai bëri të ditur se në vitin 2022 njëherësh është rritur edhe sipërfaqja e mbjellë me duhan.

“Duhani në korrjen e vitit 2022 është mbjellë në një sipërfaqe prej 13.237 hektarësh, që paraqet një rritje të sipërfaqes me 11 për qind, gjegjësisht në 1.453 hektarë të rinj me duhan. Kjo flet për motivin që nëpërmjet këtij modeli të subvencionimit edhe të rritet prodhimi dhe të shtohen sipërfaqet dhe për prodhim të duhanit cilësor. Kjo ka kontribuar në rritjen e prodhimit të dakorduar për rreth 8 për qind, gjegjësisht kemi 1780 marrëveshje të reja në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021”, deklaroi ministri.

Shuma e pagesave direkte ishte 80 denarë për kilogram për klasin e parë të prodhuar dhe dorëzuar, 70 denarë për klasin e dytë dhe 60 denarë për klasin e tretë nga korrja e vitit 2022.

Në konferencën për shtyp, Nikollovski gjithashtu informoi se programi IPARD 3 do të fillojë nga java e ardhshme.

“Zyrtarisht i ftoj mediat të marrin pjesë në ngjarjen e parë më të madhe IPARD për paralajmrimin e programit IPARD 3, ku do të bëjmë një pasqyrë të realizimit të IPARD 2 për të cilin jemi një vend i cili ka shfrytëzim maksimal, shfrytëzim shumë më të lartë edhe nga vendet të cilat sot janë anëtare të BE-së, me mbi 98 për qind të marrëveshjeve të lidhura, dhe nga këtu fillon fushata jonë nga 2 maji në Shkup dhe nga 3 maji në të gjitha qytetet e tjera, ekipet tona do të jenë në terren çdo ditë për të promovuar masat, risitë dhe mundësitë”, tha Nikollovski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

naim-bajrami

Krahu i Selës i ASH-së vetë apo koalicionim për zgjedhjet, flet Bajrami

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

Arben Taravari

Taravari: Faliminderit, në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

lsdm mitrevski kovacevski zecevic kryesia

LSDM dorëzon në Kuvend propozim-ligjin kundër rritjes së pagave për funksionarët

INFO

NA NDIQ