Janë siguruar video pamje nga vrasja e dyfishtë në Shkup

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/03/2023

Nga Prokuroria kanë dhënë indormacione gjatë ditës së sotme për vrasjen e dyfishtë në afërsi të Kalasë së Shkupit, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se janë siguruar video incizime nga objekti ku janë vrarë dy shkupjanët, por edhe nga objektet për rreth dhe kamerat e qytetit.

“Me urdhër të prokurorit ndaj trupave të të ndjerëve do të bëhet autopsi. Të gjitha gjurmët dhe provat materiale të siguruara dhe të mbledhura nga vendngjarja në objektin hotelierik ku ndodhi ngjarja janë dorëzuar për ekspertizë. Janë siguruar pamje nga video survejimi i vetë objektit, i ambienteve përreth, si dhe i sistemit “Qytet i sigurt”, të cilat do të kontrollohen në detaje. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për intervistim me të lënduarin dhe me disa persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm në objekt gjatë ngjarjes, si dhe me persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria shtojnë se po kryhen kontrolle edhe në vendin ku u gjet vetura e djegur, që dyshohet se është përdorur nga vrasësit.

“Gjatë natës është siguruar një tjetër lokacion në rrugën për në Orizare të Epërme, ku është gjetur një automjet tip Audi i djegur. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, sot ekipet inspektuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke bërë kontroll dhe ekzaminim të detajuar të atij lokacioni dhe ekspertizës do t’i nënshtrohen edhe të gjitha gjurmët dhe provat e mbledhura”, thonë nga Prokuroria. /tv21.tv

TË FUNDIT
10 sekonda
Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni
1 min
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
3 minuta
Taravari – Melsom: Thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi
2 orë
Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!
2 orë
Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
21 orë
Vëllai i Biden, Frank tregon arsyet se pse presidenti amerikan hoqi dorë nga kandidatura e zgjedhjeve të 2024-së
2 orë
Tetovë, xhipi me targa zvicerane i'a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes
1 ditë
Taravari: Deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të pagave në shëndetësi
7 orë
Moti sot në Maqedoni

LEXO MË SHUMË

blerim bexheti

Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

arben taravari

Taravari – Melsom: Thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi

bilall kasami asim izairi

Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!

bia-serbe

Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut

kredite denar

Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë

ilire dauti

Dauti: S’do lejojmë që për fatin e shqiptarëve të vendosin maqedonasit!

biciklete

Tetovë, xhipi me targa zvicerane i’a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

INFO

NA NDIQ