Janeva dhe Boki 13 deklarojnë në gjykatë se nuk ndihen fajtor, Kiçeec e pranon fajin

0

Dy të akuzuarit e parë të rastit “Zhvatja” Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski u deklaruan se nuk ndjehen fajtor për veprat penale që u ngarkohen, raporton Tv SHENJA. Kurse i akuzuati i tretë Zoran Milevski, e pranoi fajin dhe u deklarua se ndjehet fajtor. Kështu lënda për këtë të fundit është ndarë dhe do të vazhdoj ndaras nga dy të akuzuarit të tjerë. Ndërkaq prokurorja Villma Ruskovska u rikujtoi të akuzuarëve se për çfarë janë të akuzuar. “Katica Janeva jo vetëm që e ka keqpërdorur pozitën zyrtare, por ajo e ka shitur besimin e qytetarëve. Jo vetëm që e ka turpëruar veten, por edhe institucionin e PSP-së. Janeva me vëmendje të plotë dhe me qëllim i ka dhënë detaje Kamçevit nga procedura parahetimore dhe hetimore, që është e paligjshme dhe nuk duhet bërë. Një pjesë të provave opinioni tashmë i ka parë. Por, edhe pjesën tjetër se ku janë takuar të akuzuarit me Ana Kamçev, kur janë takuar, detaje do të jep vetë Ana Kamçev. Ndoshta do dëgjoni nga Kiçec se e ka bërë veprën për ti ndihmuar Kamçev, sepse e ndjen si vëlla. Dua të them se në këtë lëndë të dëmtuar nuk janë ata që kanë ofruar dhe pranuar para, por të dëmtuar jemi të gjithë ne qytetarët”. Ndërkaq, seanca gjyqësore vazhdoi pas kontrollit mjeksor nga ekipi i nihmës së shpejtë ndaj Boki 13, të cilit i dhanë ineksion diazepam dhe vlerësuan se ai mund të vazhdoj të qëndroj në seancë. Emine Ismaili /SHENJA/