Janevska: Asistentët arsimor gradualisht po kompletohen në shkollat fillore

Picture of INA
INA

10/09/2024

Në shkollën fillore “Gjorgjija Pulevski” në komunën e Aerodromit tashmë punojnë 12 asistentë arsimor për 15 fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa udhëheqësia pret për disa ditë të kompletohet ekipi

Sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, marrëveshjet me asistentë arsimor nënshkruhen edhe sot, që do të thotë, siç deklaroi, në ditët në vijim, asistentët gradualisht po hyjnë në shkolla.

“E kam thënë disa herë se ajo që ndodhi këtë vit është reflektim i pritjes së ribalancit të buxhetit dhe ecurisë relative të shkollave në mënyra të ndryshme. Mirëpo, qendra burimore “Zlatan Sremec”, e cila mbulon këtë territor, e përfundoi me sukses procesin, sot në këtë shkollë, besoj edhe në të tjerat, ka asistentë arsimor”, tha ministrja Janevska, pasi ajo dhe u.d. kryetari i Aerodromit Dejan Mitevski, u shpërndanë tableta nxënësve të klasës së katërt të shkollës.

Janevska ritheksoi se janë duke punuar në zgjidhje sistematike për angazhimin e asistentëve arsimor dhe se ligjet e reja për arsimin fillor, të mesëm dhe profesional do të përcaktojnë afate për përfundimin e gjithë procedurës, e cila duhet të jetë gati deri në qershor.

Risia e madhe, tha Janevska, është se sigurojmë asistentë edhe për shkollat e mesme, që deri tani nuk ishte rast, ndërsa gjithashtu asistentët do ta ndjekin nxënësin në të gjithë procesin e tij arsimor, përveç nëse ndërpritet nevoja për asistent, nëse asistenti vendos të tërhiqet nga ky proces ose në insistim të fortë të prindërve të cilët do të besojnë se fëmija i tyre mund të arrijë sukses më të mirë me ndonjë asistent tjetër sepse ndonjëherë është i nevojshëm ndryshimi i asistentit.

Ajo pret që asistentë arsimor në shkollat e mesme të ketë më herët në janar të vitit 2025.

“Ligji sa më shpejtë të vihet në debat publik, ai duhet të përfundojë, pastaj të kalojë në Qeveri, dhe të dorëzohet në Kuvend. Shumë shpejtë do të jetë në debat publik, të gjithë do të mund ta shohin dhe do të mund të reagojnë nëse kanë vërejtje te ndonjë nen”, tha Janevska.

Njoftimi për kornizën ligjore për arsimin dual, siç sqaroi, do të jetë me Ligjin për arsimin e mesëm profesional.

“Fillojmë gjashtë ligje që janë të lidhura në mënyrë të ndërsjellë – ligji për arsimin fillor, të mesëm, profesional, për arsimin e të rriturve dhe ligji për kornizë kombëtare të kualifikimeve. E shtojmë edhe ligjin për tekste shkollore që të mundet problemi të zgjidhet edhe të fillojmë të qetë vitin e ardhshëm. Shpresoj se në tetor ai proces do të përfundojë. Punojmë edhe në gjashtë ligje të reja të cilat gjithashtu duhet të miratohen menjëherë – ligji për mësimdhënës, për shërbim pedagogjik, për Qendrën Shtetërore të Provimeve, punojmë edhe në ligjin për arsimin e lartë. Në MASH na pret një dimër i vështirë dhe i gjatë, por ne vazhdojmë me tempo të njejtë”, deklaroi Janevska.

TË FUNDIT
1 min
Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni
31 minuta
Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin
55 minuta
Arrestohet personi i dyshuar për zjarrvënie në bodrumin e Komunës së Tetovës
1 orë
Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit
2 orë
Murtezani: VLEN ka dhënë afat gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese, aktualisht jemi në muajin e katërt

ME TE LEXUARA

23 orë
Thaçi nuk gjen më vend në “krahët” e Frontit Evropian?!
31 minuta
Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin
1 ditë
Mickoski: Për të gjithë studentët së shpejti do të japim vauçerë për tabletë, vlera 250 euro
18 orë
Mexhiti: Zbutja e ndikimit të ndryshimeve klimatike, prioritet i qeverisë
1 ditë
Zjarri në objekt të Komunës së Tetovës, Dauti: Nuk kemi konstatuar ende se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues
3 orë
Mickoski: Kur të ketë detaje të reja me Bullgarinë, do ta njoftoj opozitën

LEXO MË SHUMË

vesna-janevska-780x439

Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni

Bilalli-zendeli

Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin

Komuna-e-Tetoves-5

Arrestohet personi i dyshuar për zjarrvënie në bodrumin e Komunës së Tetovës

moran shkolla

Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit

murtezani

Murtezani: VLEN ka dhënë afat gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese, aktualisht jemi në muajin e katërt

burim latifi

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi: Ja faktet që demantojnë akuzat e rrejshme të BDI-së

menduh thaci

“Izën”, Thaçi konfirmon negociatat e Frontit me VMRO-në për hyrje në Qeveri

besar durmishi

Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve

ridvan ibrahimi

Ibrahimi: Nuk është e lehtë të udhëheqësh me komunë si ajo e Haraçinës por do të vazhdojmë të jemi aty

INFO

NA NDIQ