Janevska: Parregullësi në Universitete në Maqedoni, ja plani i Ministrisë

Picture of Ina Online
Ina Online

03/11/2024

Kemi një pasqyrë të qartë se çfarë do të mbetet dhe çfarë do të ndryshohet në konceptin për arsimin fillor.

Ndryshimet do të nisin nga viti i ardhshëm – paralajmëron Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë. Arsimi meriton notën 1 thotë Janevska duke paralajmëruar metoda të reja arsimore. Në këtë intervistë ajo zbuloi edhe pjesë të parregullsive që janë zbuluar në disa universitete.

Në Universitetin e Tetovës është konstatuar zgjedhja e jashtëligjshme e dy mësimdhënësve, parregullsi ka edhe në Universitetin “Shën Apostol Pali” në Ohër si dhe në Strugë, zbuloi në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Sipas Ministres, procesi ende nuk është kompletuar por gradualisht konstatohen parregullsitë.

“Kemi zgjedhje të jashtëligjshme të dy mësimdhënësve në UT dhe atje është duke vazhduar mbikqyrja inspektuese. Kemi probleme edhe në Universitetin “Apostol Pali” edhe atje janë konstatuar parregullsi. Kishte probleme serioze në Universitetin në Strugë, atje mbyllëm drejtimin e shkencave mjekësore” – tha Janevska.

Sipas Ministres, bëhet fjalë për procese që janë duke vazhduar dhe janë në fazën e analizave, për shkak se, sic tha, Ligji për inspektim arsimor jep kahje të caktuara se si duhet të punohet. Për disa lëshime, ligji thotë se duhet të mënjanohen në afat të caktuar.

Ministrja Janevska, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se janë mbyllur dy institute shkencore dhe paralajmëroi se së shpejti do të mbyllen edhe dy të tjerë.

Ajo nuk kishte përgjigje konkrete nëse do të mbyllen edhe universitete.

“Në këtë moment nuk mund të them se do të mbyllen, por mbikqyrja inspektuese do të tregojë se çfarë duhet të bëhet, atëherë kur do të përfundojë” – tha Janevska.

Ministrja Janevska paralajmëroi se do të rishikohet koncepti ekzistues për arsimin fillor. Disa gjëra do të mbeten kurse të tjera do të ndryshohen. Zbatimi nis nga viti i ardhshëm shkollor.

“Atë që bëmë, ndaluam konceptin për klasat 7, 8 dhe 9 dhe këtu bëhen disa ndryshime lidhur me planprogramet mësimore dhe ajo që është më kryesore dhe është në interes të publikut, ndahen të gjitha lëndët e veçanta dhe ata tashmë nuk janë të integruar.

Definitivisht, zbatimi do të nis nga viti i ardhshëm. Kjo lidhur me konceptin. Lidhur me cilësinë e librave, në këtë moment jemi të foksuar në klasat 7, 8 dhe 9, kurse më tutje, konform mundësive dhe sa shpejt do të punojë Byroja, do të ndryshojmë librat shkollor, prej të cilëve mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit nuk janë të kënaqur” / tha Janevska.

Lidhur me reformat në arsim, nxënësit nga Maqedonia e Veriut, kanë 900 orë më pak krahasuar me moshatarët e tyre nga BE-ja dhe janë prapa për tre vite sa I përket nivelit të diturisë, që ka vënë në pikëpyetje nëse shfrytëzohet në mënyrë efektive koha e kaluar në shkollë.

Ministrja Janevska thotë se Qeveria ka projekt ku nxënësit duhet të kalojnë kohë më të gjatë në ambientet e shkollës.

Ajo thotë se duhet të mbyllen ose të ridestinohen shkollat me më pak nxënës, kurse nxënësit të mësojnë në shkolla qendrore, ku Komunat do ta paguanin transportin.

Ndryshe, nga së paku 900 shkollat fillore në vend, vetëm në 124 prej tyre ka patur kushte që mësimi të zhvillohet vetëm gjatë një ndërrimi. /tvklan.mk

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1
Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës
1
Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës
1
Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur
1
Marsh protestues për ndotjen
1
S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

LEXO MË SHUMË

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair