Janevska: s’do ketë himn në shkolla, nuk i japim shkas dikujt, kemi prioritete në arsim

Picture of Ina Online
Ina Online

26/01/2025

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në RMV, Vesna Janevska në një intervistë për INA ka theksuar se himni shtetëror do të hiqet tek pjesa e Ligjit për Arsimin e Mesëm, pasi që sipas saj ky nen nuk duhet të jetë arsye për tensione në rrafsbin ndëretnik.

INA: Në lidhje me arsimin e mesëm, ndodhi bllokimi dhe tërheqja e ligjit për shkak të intonimit të himnit shtetëror në shkolla, çka shkaktoi reagime nga partitë politike shqiptare. Si e komentoni këtë?

Janevska: “Ligji duhej të tërhiqej sepse filloi të shkaktojë tensione etnike. Politika, për fat të keq, sërish u përfshi në arsim. Por himni nuk duhet të jetë arsye për tensione ndëretnike.

Ligji do të kthehet në procedurë parlamentare, por pa atë nen, sepse kemi probleme shumë më të rëndësishme për të zgjidhur në arsim. Arsimi duhet të edukojë të rinjtë tanë për të kuptuar se çështje të tilla nuk duhet të shkaktojnë tensione”.

Në nga nenet e ligjit përfshihte që himni shtetëror të jetë detyrim të intonohet në shkolla gjatë manifestimeve dhe patronateve vjetore shkollore. Por, kjo u kundërshtua nga partitë politike, ashtu që çoi në tërheqjen e ligjit dhe pas ndërhyrjeve rikthimin e tij në Kuvend.

Ministrja Janevska në intervistën që do të publikohet tek INA ka folur për arsimin gjithëditor, për ate se a do të ngelen mësimdhënësit pa punë si pasojë e uljes së numrit të nxënësve, për universitetet e shumënumërta, profesorët pa status të zgjidhur dhe tema tjera.(INA)

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË