Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska ka tërhequr nga procedura parlamentare ligjin për arsimin e mesëm. Siç tha ministrja, ligji do të përpunohet dhe më pas do të kthehet në Kuvend. Lidhur me atë që parasheh ky ligj, Janevska tha se mes tjerash do të përmbajë ndryshime që kanë të bëjnë me maturën shtetërore, parashihet të ketë arsim falas për fëmijë që janë në institucionet korrektuese dhe penale, por edhe arsim falas për fëmijët e kategorive të cenueshme.
“Do të përfshijmë atë që nuk ishte deri më tani ndërkohë që duhej. Më shumë inkluzivitet, asistentë arsimor në arsimin e mesëm, shpërblime për nxënësit e talentuar gjë që nuk ishte deri më tani. Gjithashtu edhe një kategori që ka të bëj me këshilltarin profesional në shkollë, ky është obligim I yni sepse shpesh ndodhë që nxënësit të regjistrohen në drejtime të caktuara për të cilat nuk kanë aspak prirje por se regjistrohen për shkak të dëshirës së prindërve ose rrethanave tjera”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës. /Alsat.mk