Janjiq: Ambasadori rus ia lëshoi Serbisë “pataten e nxehtë” me deklaratën për Kosovën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Shkurt, 2023

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka vlerësuar se ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, duke deklaruar se qëndrimi i Beogradit do të jetë i rëndësishëm për Rusinë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, faktikisht ia ka lënë në dorë Serbisë pataten e nxehtë.

Janjiq thotë se ai mesazh është disi ndryshe nga mesazhet e fundit të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe preidentit Vladimir Putin para luftës në Ukrainë, kur thanë se do të ndjekin atë që po bën Beogradi, por që kjo nuk ka të bëjë me pozicionin e Kosovës në OKB.

“Ai të gjithë përgjegjësinë për vendimet ia transferoi Vuçiqit, qeverisë aktuale, dhe kjo do të thotë se atëherë të gjithë brenda atij koalicioni qeverisës duhet të rishqyrtojnë se cili është interesi rus tani”, tha Janjiq.

closevolume_off
Siç transmeton “N1” në intervistën e fundit, Bocan-Kharchenko tha se “statusi përfundimtar i Kosovës do të përcaktohet në kushte të tjera gjeopolitike pas përfundimit të konfliktit me Perëndimin në territorin e Ukrainës” dhe mendon se nuk ka as më të voglën gjasë që Serbia ta pranojë planin franko-gjerman.

Janjiq thekson se Rusia nuk një kohë të gjatë nuk ka folur për Serbinë, veçanërisht jo për çështjen e Kosovës dhe nga mesazhet e Bocan-Harchenko konkludon se rolin e Rusisë e sheh ende shumë të fuqishëm, pothuajse të barabartë me QUINT-in, sikur nuk është në dijeni se “më nuk ekziston Grupi Kontaktit për Ballkanin” dhe se tani ajo punë drejtohet nga të tjerët.

Sipas tij, nuk është e vërtetë se Rusia pyetet po aq sa pesëshja e madhe (QUINT), veçanërisht jo në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, përmes së cilës do të duhet të kalojë vendimi përfundimtar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kur të vijë deri te kjo situatë.

“E gjithë historia e opozitës dhe tregimi rus se problemi i Kosovës nuk duhet të zhvendoset nga OKB nuk qëndron, sepse nuk është zhvendosur nga OKB-ja, por është zhvendosur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dhe nuk do të vijë kurrë atje, përveç çështjes së anëtarësimit të plotë të Kosovës në OKB”, ka deklaruar Janjiq.

Ai tha se argumentet e ambasadorit rus janë në favor të gjithë atyre në Serbi që mendojnë se plani franko-gjerman duhet të refuzohet, duke vlerësuar se Rusia kurrë nuk i ka besuar plotësisht Vuçiqit dhe se i ka besuar më shumë Vojisllav Koshtunicës dhe Boris Tadiqit.

Ish-zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Serbisë, Vesna Markoviq, tha se Bocan-Hachenko dërgoi një mesazh të qartë se vendi do të përdorë çështjet e hapura në Ballkan për të arritur qëllimet e tij që lidhen me përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Kjo është hera e dytë që dëgjojmë nga Rusia zyrtare se zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe Metohisë lidhet me luftën në Ukrainë dhe përfundimin e atij konflikti. Hera e parë ishte kur presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ishte i ftuar në precedentin e Kosovës”, tha Markoviq.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ