Janushev: Zgjerimi i listës pozitive të ilaçeve dhe shëndetësi pa receta

0

Bartësi i listës së VMRO-DPMNE-së në NJZ 3 Igor Janushevi paralajmëron zgjerim të listës pozitive të ilaçeve dhe shëndetësi pa receta.

Cilësia në shëndetësi është kryesore për çdo komb. Shteti është ai i cili duhet të mundësojë kushte evropiane për punën e mjekëve dhe nivel evropian të shërbimeve të pacientëve. Angazhohemi në:

– Rikonstruktim dhe modernizim të Spitalit të Përgjithshëm në Veles;

– Ndërtim të Qendrës Klinike në Shtip;

– Përforcim të sistemit të transplantimit të organeve;

– Hiqen recetat, shërbim me letërnjoftim;

– Zgjerim të listës pozitive të ilaçeve.

Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së