Januzaj habit me destinacionin e ri

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/02/2023

Pas pesë vitesh në Spanjë ku është aktivizuar në radhët e Real Sociedad dhe Sevilla, Adnan Januzaj është shumë pranë transferimit në Turqi tek skuadra e Istanbul Basaksehir.

Hapësirat e pakëta në skuadrën andaluziane detyrojnë futbollistin me origjinë shqiptare të largohet edhe pse ka një kontratë që e lidh me Sevillan deri në vitin 2026.

Megjithatë, fakti që është jashtë projektit teknik (125 minuta në të gjitha kompeticionet, asnjë ndeshje si titullar), bën që nëpërmjet formulës së huazimit,

Januzaj të mendojë për një aventurë në Superligën turke.

Tratativa është në hapat e fundit të konkretizimit me turqit që kanë shprehur gatishmërinë edhe për të paguar të plotë pagën e 27-vjeçarit deri në fundin e sezonit aktual.

Aktualisht, Basaksehir është në vendin e tretë të klasifikimit me 40 pikë dhe synon një vend në Kupat e Europës për edicionin e radhës, me Januzaj që shihet si një element i rëndësishëm për të arritur objektivin.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

berat-gjimshiti-djimshiti

“Moment krenarie për të gjithë ne” – Gjimshiti flet pasi eliminoi Liverpoolin me Atalantan e tij

XHAKA GRANIT

Granit Xhaka po çmend, as anglezët nuk e ndalen

fenerbahce

Fenerbahce eliminohet

salah

Liverpoolit nuk i bën punë fitorja, eliminohet nga Atalanta e Gjimshitit

kloop

Klopp: Krijuam 67 goditje në tre ndeshjet që nuk i fituam, e çuditshme

akil

Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij

edon-zhegrova

Dëmtohet Edon Zhegrova, ylli dardan humb sfidën ndaj Aston Villas

Anceloti

Ancelotti pas fitores ndaj Cityt: Të gjithë menduan se Reali kishte vdekur, por duhet të dini se Reali nuk vdes kurrë

Pep Guardiola

“ Nuk pendohem për asgjë”/ Guardiola uron Realin pas kualifikimit

INFO

NA NDIQ