Japonia i kërkon X që të bllokoj llogarinë e rreme të diplomatit të saj

INA
INA

7 Gusht, 2023

Ministria e Financave e Japonisë (MOF) të enjten paralajmëroi se në rrjetin social X (ish-Twitter), qarkullon një llogari e rreme e diplomatit të saj kryesor Masato Kanda, teksa tregu vendor i frikësohet një ndërhyrjeje në valutën e shtetit mes rënies së jenit në nivelin më të ulët brenda një muaji.

Në një postim të rrallë në gjuhën angleze në X, ministria shkroi: “Ju lutemi mos e ndiqni llogarinë e rreme dhe as mos komentoni në postimet e saj”, duke thënë se në X nuk ekziston asnjë llogari e cila i përket Kanda-s ose stafit të tij.

“MOF i ka kërkuar X-it pezullimin e llogarisë imituese. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj” shkruhej në postimin e llogarisë zyrtare të ministrisë, teksa X e pezulloi llogarinë e rreme brenda disa orëve, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Llogaria, nën emrin “Masato Kanda” dhe ID e përdoruesit “@Jgghkj_”, duket se është krijuar në mars dhe ka bërë vetëm pesë postime deri më sot, duke përfshirë tre fotografi të Kanda të postuara më 1 mars. Postimi i fundit, i bërë në orën 15:56 (sipas kohës lokale), duket se ka imituar udhëtimin e fundit të Kanda në Ukrainë.

Kanda udhëtoi në Ukrainë të mërkurën për të shprehur mbështetjen e Japonisë për këtë shtet, njoftoi MOF.

Llogaria e rreme, e cila ndiqte rreth 5,000 përdorues dhe ndiqej nga pak më shumë se 550, nuk kishte bërë asnjë koment mbi valutën e jenit apo tregjet financiare. /Telegrafi/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

eklips diellor

Eklipsi diellor do të ndodh së shpejti, ja çfarë duhet të dini

Netflix

Netflix i jep fund epokës së marrjes së DVD-ve me qira

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Facebook dhe Instagram mund bëhen me pagesë

microsof

Microsoft bën paralajmërimin e fundit për Windows 7 dhe 8

pitagora

“Teorema e Pitagorës” gjendet në një pllakë balte 1000 vjet më e vjetër se Pitagora

roboti-780x470

Japonia ka prodhuar një robot 4.5 metra të lartë, që kushton 3 milionë dollarë

kush-udheheq-garen-per-zhvillimin-e-teknologjise-5g_5c9fcc93eb048

Rrezatimi elektromagnetik, çfarë është dhe sa të kujdesshëm duhet të jemi?

apple-iphone-15-pro-3

Pse po mbinxehet iPhone 15-shi?

pika zero

‘Pika zero e historisë’/ Zbulohen statuja të reja në vendet e lashta të Gobeklitepe dhe Karahantepe

INFO

NA NDIQ