Japonia nga 25 marsi heq vizat për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare

Picture of INA
INA

15/02/2024

Qeveria e Japonisë ka vendosur që t’i heqë vizat nga 25 marsi për shtetasit e Kosovës të cilët kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare.

Kështu bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori pjesë mbrëmjen e sotme në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë, me rastin e ditëlindjes së perandorit.

Pjesëmarrja e tij vjen edhe pas takimit të mbajtur më herët gjatë ditës me ambasadorin jorezident të Japonisë, Ryuta Mizuuchi.

“I shprehim mirënjohjen e sinqertë Qeverisë japoneze për vendimin e saj për të hequr kërkesat për viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, duke filluar nga 25 marsi – një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri fuqizoi mesazhin e rëndësisë së miqësisë, partneritetit e aleancës me Japoninë dhe popullin e saj, duke përmendur edhe ndihmën e çmuar të dhënë nga qeveria japoneze për refugjatët kosovarë gjatë periudhës së vështirë të viteve 1998-1999, e cila mbetet e ngulitur në kujtimet tona dhe e çmuar në zemrat tona.

“Përmendi dhe Dr. Sadako Ogata, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët me origjinë japoneze, i cili ka luajtur një rol kryesor në ofrimin e ndihmës për refugjatët në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, dhe profesorin Hisashi Oëada, ish-kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili udhëhoqi Opinionin e GJND-së më 22 korrik 2010, ku u pohua se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare – kontribut për të cilin ne jemi thellësisht mirënjohës”, vijon njoftimi.

Kryeministri shprehu dhe mirënjohjen e thellë për Qeverinë e Japonisë për partneritetin e saj të palëkundur dhe mbështetjen thelbësore në sektorë të ndryshëm të zhvillimit.

Në përfundim, ai nënvizoi se jemi të lumtur nga avancimi i vazhdueshëm i miqësisë dhe bashkëpunimit tonë, i dukshëm në thellimin e marrëdhënieve tona.

“Vizitat zyrtare qeveritare të vitit të kaluar e kanë forcuar më tej lidhjen tonë”.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË