“Ardoooon Jaaaashari! Ardoooon Jaaaashari!” është thirrur nga tribunat e stadiumit të Luzernit pas përfundimit të ndeshjes. Skuadra e Luzernit po festonte fitoren 2:1 ndaj Stade-Lausanne-Ouchy. Tifozët e Luzernit kanë thirrur emrin e lojtarit që publikisht shprehu dëshirën për të ndryshuar skuadrën dhe kishte konflikt me drejtuesit e FC Luzernit, ka shkruar “Blick” të hënën.
Futbollisti është përgjigjur në thirrjet e emrit të tij me buzëqeshje dhe entuziazëm të madh. Nuk ka pasur shenja të disponimit negativ./koha.net