“Jashtë garës për titull”, vlerësimet e gazetave italiane për Milanin pas humbjes ndaj Atalantas

INA
INA

10/12/2023

Gazetat sportive italiane kanë analizuar humbjen e Milanit kundër Atalantas, duke theksuar se Stefano Pioli duhet të kishte qenë më praktik, veçanërisht me një listë të gjatë mungesash, por vetëm disa nga lojtarët e tij ishin në nivel të kryerjes e detyrës, duke përfshirë Olivier Giroud dhe Christian Pulisic.

Milani pësoi humbje në udhëtim ndaj Atlantas me rezultatin 3:2 dhe tani ka mbetur 9 pikë prapa liderit dhe rivalit lokal, Inter, si dhe 7 pikë prapa Juventusit, që mban pozitën e dytë në tabelë, shkruan Gazeta Express.

Me vetëm Fikayo Tomori në dispozicion në qendër të mbrojtjes, Pioli luajti edhe një herë me Theo Hernandez në qendër, Davide Calabria dhe Alessandro Florenzi në krahë, por këtë herë plani nuk funksionoi siç kishte ndodhur kundër Frosinones javën e kaluar.

“La Gazzetta dello Sport” dhe “Il Corriere dello Sport” shkruan sot se Pioli duhet të ishte më praktik. “Nga ana tjetër, ai vazhdoi të ndiqte një stil loje që Milani nuk mund ta përballojë për momentin”, shkroi mediumi me bazë në Milano.

“Duhet të ishte një 4-3-3, por kishte më shumë: Theo vraponte përpara, Florenzi duke luajtur afër Reijnders një ekzagjerim që do të thotë përjashtim nga gara për titull”, shtoi mediumi kryeqytetas.

Pioli u vlerësua me notën 5 nga 10 nga dy mediumet; “La Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport”, dhe 5.5 nga “Corriere dello Sport”.

Edhe vlerësimet për shumicën e lojtarëve ishin të njëjta.

Vetëm disa prej tyre morën nota kaluese, duke përfshirë Mike Maignan (lojtari i ndeshjes Milanos për të tre gazetat sportive italiane), Giroud dhe Pulisic, të cilët filluan lojën dhe Luka Jovic e Ismael Bennacer, të cilët u futën si zëvendësues në pjesën e dytë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ledion lico

Njofton Sara Hoxha: Ledionit sot i ndodhi e papritura ..

sara HOXHA LEDRI

”Do më bëhej qejfi nëse fiton”, Sara tregon se kë mbështet në Big Brother

A825DDE7-9B9E-4067-8971-02612F849F89-750x449-1

Pasi iu zbulua romanca, Azeti i çon dron Erjolës në “BBV”?

Screenshot_2024-03-04-14-27-37-188_com.facebook.katana-edit

Florjan Binaj ironizon rëndë Ilnisën dhe Meritonin pa harruar dhe ish fituesit

Screenshot_2024-03-04-14-22-55-410_com.instagram.android-edit

Vajza e vogël qanë për Luizin dhe Kiarën (video)

luiz-ejlli

Luiz Ejlli do të futet sërish në “BBV3”, zbuloni datën

sara bardhi

“Ti je nëna e fëmijëve të mi”/ Bardhi bën deklaratën e papritur ndaj Sarës

diola desta

Diola Dosti në lidhje me biznesmenin kosovar?

zarf i zi

“Vëllai i Madh nuk toleron më”/ Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother VIP, shkak Françeska dhe Sara

INFO

NA NDIQ