Jasir Asani iu përgjigj me supergol “kërkesës” së Luizit/ Mesazhet që shkëmbyen në Instagram

ina-online
ina-online

11 Shtator, 2023

Mbrëmjen e kaluar nën një atmosferë të zjarrtë, Shqipëria arriti një fitore me aromë Europiani. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho nuk zhgënjyen përballë tifozerisë së tyre dhe mposhtën me shifrat 2-0, Poloninë.

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Luiz Ejlli, ka vendosur që ndeshjen Shqipëri-Poloni të mos e ndjekë në stadiumin e “Air Albania” por nën shoqërinë e disa miqve të tij, në një lokal.

Fillimisht në një postim të bërë në “Instastory”, ku shihet në fotografi me një grup miqsh duke parë ndeshjen, Luizi me shaka ka shkruar: “Sapo i thashë Jasir Asanit që jemi mbledhur për ty, gol direkt”.

Dhe këtij mesazhi, Jasir Asani, i cili ngriti në peshë zemrat e shqiptarëve mbrëmjen e kaluar, i është përgjigjur ditën e sotme, ku ka shkruar:”Rrofsh vëlla”, përgjigje të cilën e ka shoqëruar më të qeshura.

Mirëpo, Luizi nuk është ndalur me kaq, ai ka vijuar t’i dërgojë sërish mesazhe mesfushorit, duke shkruar: “Suksese vëlla. Lart e më lart. Për shaka e thashë se unë nuk jam tifoz por vërtet ma bërë qejfin dhe më bërë jo vetëm mua krenar por të gjithëve”.

Jasir Asani iu përgjigj me supergol "kërkesës" së

Jasir Asani është zbulimi i këtyre eliminatoreve të Euro2024 në radhët e kombëtares shqiptare. Mesfushori me tipare sulmuese u thirr për herë të parë në fillimin e këtyre kualifikueseve, duke qenë i pari i thirrur nga trajneri Sylvinho.

Dy supergola në pesë duele me fanellën kuqezi, njëri më i bukur se tjetri i dhuruan fitore të rëndësishme kombëtares shqiptare. Sa herë që ai shënon, Shqipëria fiton 2-0, diçka që e bëri kundër Moldavisë dhe tashmë me Poloninë. Realizimi përballë moldavëve u zgjodh si goli më i bukur i raundit nga UEFA.

Asani është ndër lojtarët që sakrifikon shumë për të mbërritur në grumbullimin e kombëtares. 28-vjeçari luan me Gëangju në Korenë e Jugut, aty ku po kalon një formë fantastike dhe që po e tregon edhe me kombëtaren.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-10-03-12-03-45-965-edit_com.facebook.katana

Luizi takohet me prindërit e Kiarës në Itali. Ja çka mendon për ta!

LUIZ

Luiz Ejlli publikoi dje një baladë,por cuditërisht kjo kënge u zhduk

emina cunmulaj

‘Jam një vajzë shqiptare që milte lopët deri 15-vjeçe’! Emocionon Emina Çunmulaj

arbana-1024x729

Ndjekësja komenton foton e Arbanës: ‘Mos harro je nënë e 3 fëmijëve’! Ajo nuk ia lë mangut

luana-vjollca_1500626528-5945864

Luana jep mesazhin e fundit për videon erotike me ‘emrin’ e saj

albano bogdo

Vëllai i Albano Bogdos: Ai është Mbret, ju jeni fshatarë

Screenshot_2023-10-02-16-46-26-079-edit_com.facebook.katana

Kiara nuk toleron më, detyrohet të bëjë veprimin e papritur: Mjaft me drama!

luizi

Publikohet kolona zanore e filmit që Luizi e këndon

Screenshot_2023-10-02-16-46-26-079-edit_com.facebook.katana

Nuse për shtëpi pra!! /Ja si e pret Kiara ardhjen e Luizit në shtëpi – Reagimi epik i Luizit!

INFO

NA NDIQ