Java e fundit e fushatës së zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

0

Fushata e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në javën e fundit, pasi që të dielën më 19 prill do të zhvillohen votimet për president, por edhe votimet për kryetar komunash në Ohër, Dibër dhe Novosellë, përcjellë INA.

Tre kandidatët për president, Blerim Reka i përkrahur nga ASH dhe BESA, Gordana Siljanovska – Davkovka nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM – partite në pushtet gjatë kësaj jave kanë planifikuar tubimet finale në disa komuna më të mëdha, apo që njihen si bastione të tyre. Po ashtu janë planifikuar edhe tubime më të vogla dhe bashkëbisedime me qytetarët.

Sipas agjendës së planifikuar për ditën e sotme, kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski gjatë mbrëmjes do të qëndrojë në mitingun qendror në Kumanovë, ndërsa gjatë ditës vizita dhe tubime në komunat më të vogla në pjesën verilindore.

Kandidatja Siljanovska – Davkova do të qëndrojë në Vallandovë dhe tubimin qendror në Gjevgjeli.

Ndërsa kandidati Blerim Reka do të qëndrojë në Prespë dhe Manastir.

Fushata zyrtarisht ka filluar më një prill, ndërsa do të zgjasë deri më 19 prill pas të cilave vijon heshtje 24 orëshe një ditë para votimit. (INA)