Java vendimtare, ASH si do të vendos për koalicionin për zgjedhjet?!

ina-online
ina-online

29/01/2024

Aleanca për Shqiptarët ndodhet përpara një vendimi për të cilët duhet të vendos deri në fund të kësaj jave – nëse në zgjedhje do të bashkohet me bllokun opozitar shqiptar, nëse do të bashkëpunojë me BDI-në e Ahmetit ose të shkojë e vetme si parti, përcjell TV21.

Në një intervistë në TV21, anëtari i kryesisë qendrore të kësaj partie Adnan Neziri, tha se ende po bisedohen për opsionet.

“Do të ketë ende konsultime dhe në kuadër të Kryesisë qendrore do të merret vendimi në çfarë mënyre do të shkohet. A do të jetë ose jo edhe opsioni që të shkohet edhe vetë, a do të jenë tre opsione? Unë mendoj se do të jetë opsioni ‘vetë’ do të shohim për variantet tjera, nuk mund të flas si individ në kuadër të një organi, përfaqësues dhe vendimmarrës i Kuvendit qendror”, tha Adnan Neziri – anëtar i KQ të ASH.

Tani për tani ASH ka vetëm një vendim të kryesisë partiake që në zgjedhje të dilet vetë, pa hyrë në koalicion parazgjedhor, por Taravari disa ditë më parë u shpreh se Kuvendi mund të sjellë vendim ndryshe.

“Do t’i shohim rrethanat. I dëgjojmë edhe rekomandimet, por në fund në Kuvend sillet vendimi definitiv. Mund të jetë i njëjti por mund të jetë edhe i ndryshëm, varësisht prej kuvendarëve”, pohoi Arben Taravari, kryetar i ASH (25.01.2023).

Po sa ka shanse që ASH të ndahet në dysh, ca me Frontin Euorpian e ca me bllokun opozitar? Taravari për këtë ka thënë se gjithnjë ka pasur njerëz që kanë mendime ndryshe, por se do të respektohen vendimet e organeve partiake. Ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret deri në fund të kësaj jave./TV21

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Rreziku nga Rusia – Ja kur hapet “kutia e Pandorës” sipas Bujar Osmanit!

IZETT-1392x928

Izet Mexhiti: Përplasjet e mia në BDI datojnë nga viti 2016 kur isha kundër koalicionimit me Nikolla Gruevskin

IMG_9321

VIDEO/Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20 vite vazhdimisht përsëritet

Taravari Gostivar

Taravari: Për pak orë mblodhëm 8 mijë nënshkrime

policia-mk

Vrasje në Bllacë, krisma armësh

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

INFO

NA NDIQ