Javën e ardhshme prezantohet lapsi digjital nga Apple

Javën e ardhshme pritet të shohim disa iPad të rinj në ngjarjen mediale të Apple. Por tani reportet e reja mediale thonë se Apple poashtu ka bërë gati për lansim edhe një laps të ri digjital.

Një fotografi është postuar në internet në të cilën shihet Apple Pencil i ri. Lapsi i ri digjital nga Apple besohet se do të vijë me një dizajn të ngjashëm me pajisjen aktuale.

Nuk është ende e qartë se çfarë lloj përmirësimesh do të marrë ky laps i ri Apple krahasuar me modelin aktual, por me sa duket ka një majë më të madhe se pajisja ekzistuese.

Apple pritet të njoftojë pajisje të ndryshme të reja në javët e ardhshme, përkatësisht në ngjarjen e quajtur Spring Loaded, ku thuhet se do të përfshijë disa tableta të rinj të linjës iPad Pro, një iPad Mini të ri, plus disa Mac të rinj.

Pritjet janë që Apple të nxjerrë disa iMac të rinj me një dizajn të ri dhe të mundësuar nga një procesor ngaApple Silicon, plus disa MacBooks të rinj.

Apple gjithashtu thuhet se do të lansojë AirTags të tyre në ngjarjen e javës së ardhshme. Ngjarja për shtyp e Spring Loaded zhvillohet të martën e ardhshme dhe ngjarja do të jetë një ngjarje vetëm dixhitale dhe transmetohet online.