Javën tjetër pritet ndërrimi i emrit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni

0

Me ligjin e ri për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë pritet të ndërrohet emri i saj. Për këtë javën tjetër, gjegjësisht të martën do të diskutojë komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport.

Në procedurë do të jetë propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, përmes të cilit pritet që emri i ri i akademisë do të jetë “Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut-ASHAM”. (INA)