Dje në mbrëmje, këngëtari Luiz Ejlli ishte në Gjakovë për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Ai publikoi një video në Instagram, ku tregoi se po e shihte filmin me një prej fansave të tij, ndërsa sot ka treguar, se vajza me emrin Vlera, por që atij i pëlqen ta thërrasë princeshë i ka bërë një dhuratë.
“Kjo vajza e kishte emrin Vlera, sepse është vajzë vërtet me Vlerë. Mua më pëlqen ta thërras princeshë“, thotë Luizi në një Instastory.
“Luiz je njeriu më i dashur e ke shpirtin e mirë“, i shkruante vajza në një kartolinë.
Video: