Jehona dhe efekti post-Uashington: Dy imazhe të frikësuara, si “cjapi te kasapi”

0

Nga Ramazan Bekteshi/

Dy imazhe të dy personazheve të frikësuar e përshkojnë botën. Dy njerëz të ulur në një karrige në zyrën Ovale përpara Trump-it, shfaqen një-nga-një, si dy imazhe groteske, dy imazhe të frikësuara (Vuçiq/Hoti) bazuar nga gjuha e trupit, të dy, me “krahë të varur e këmbe të këputura” dukeshin ‘si cjapi te kasapi’, apo si të ishin përpara xharrait, që me gërshërët apo thikat e hartave që i kishte kërkuar më herët HTH dhe Vuçiq t’i përdorte, por ja që Trump nuk do ti përdorte për atë qëllim, por në dukje sikur donte të kryej një ritual, si ai i ‘synetisë’.

2. – ‘Thyerja e shtyllës kurrizore’: Vuçiqi, skilja e Karpateve, që në fillim ia theu shtyllën kurrizore Grenell-it si organizator dhe Hotit me heqjen nga rendi ditës “njohjen” që Hoti aq shpesh e kishte përmend në çdo takim, por posa u hap perdja, “njohja” u zhduk si një flluskë sapuni. Vuciq nuk e la vetëm me kaq, ai triumfoi edhe me Moratoriumin dhe Ujmanin. Vuçiq nuk u ndëshkua nga Grenell por u lëvdua. Vuçiq si kompensim për refuzim të njohjes (Pika 10) ia fali Trump-it një monedhë ari me emrin ‘Srbija’ dhe pranoi të lëvizi ambasadën në Jerusalem, jo sivjet, por në mot, pra, nëse humb Trump-i që kjo mos të ndodhi kurrë.

3. – Rezistenca dhe dorëzimi i AAK-së: Kur pritej një rezistence nga lideri i saj për shkak të Ujmanit, por kjo vetëm shkaktoi vonesën e delegacionit tone ne zyrën Ovale dhe asgje me shume, pas një kërcënimi të egër nga Grenell dhe (ky kërcenim duhet të bëhet publik dhe jo të fshihet), përfaqësuesit e AAK-së dorëzohen keq, duke thëne se, e bëme për hatër te Amerikës, një gjest fëmijëror dhe skandaloz.

4. – Befasia e këndshme: Njohja e Kosovës nga Izraeli ndodhi në Shtëpi të Bardhe, falë presidentit Trump por jo dhe Natanjahut. Ishte një njohje e pritur me vite, një fitore si ajo beteja e Davidit me Goliathin. Edhe ne, edhe Izraelit na duhej fort një lajm i tille. Ne fituam një njohje nga Juda, e Izraeli, edhe një ambasade në Jerusalem nga Kosova, nga një vend mysliman, që pa të drejtë u quajte kështu, sepse Kosova është një shtet laik, edhe me shqiptarë të krishterë, e para okupimit otoman, shqiptarët ishin shumica të krishtere dhe ky sentiment te një pjesë e madhe ende eksiton. Kur SHBA e vendosi ambasadën në Jerusalem nuk u tha se u bë nga një shtet i krishterë.

Shqiptarët do ta vendosin ambasadën e Kosovës në qytetin e shenjtë, në Jerusalem, që është simbol i judaizmit, islamizmit e krishterimit. Serbisë nuk i erdhi mirë kjo, sepse shqiptarët i kane pasuri kombëtare dhe shpirtërore edhe tri fete e tyre. Letra e Shën Palit drejtuar Romakëve (15: 18-21) thoshte: “Kështu, që nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri kam vënë në jetë predikimin e ungjillit të Krishtit”, shkoi ne vend nga DC. Toleranca jonë fetare shumëkënd e bënë nervoz. Liga Arabe dhe Vatikani kanë rënë në provim kundruall Kosovës, sepse kur Kosova ka nevojë ata qëndrojnë larg saj si për turp.

5. – Jehona në media: Ky ‘samit’ në DC i organizuar nga i dërguari special për Kosovën Amb. Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtarë O’Brian dhe me shfaqen e befasishme të Presidentit Trump-it nuk u mbulua si do të duhej nga mediat Amerikane, dhe mu për ketë Grenell pati një konference me gazetar ku dhe i qortoi ata dhe u ankua fort se ata nuk e kryen rolin që kanë.

6. – Shqiptaro-amerikanët: Katër delegacione të ndryshme shqiptaro-amerikanësh u shfaqën në Uashington DC me qellim të mirë, me sa duket si vëzhgues, dhe pa asnjë rol, qoftë edhe këshillëdhënës. Dy delegacione nga Teksas, dhe dy nga New York-u, dhe ishte befasi si nuk kishte delegacione nga dy qendrat tona shqiptare shumë të rëndësishme, Çikago dhe Detroit.

7. – Rezultatet: Si që u prit, takimi në Uashington nuk solli mrekulli, por, nga ai nuk dolëm as humbës te mëdhenj, pika më e ndritshme ishte njohja nga Izraeli që ka një domethënje kolosale, e kjo erdhi fal Amerikës. Dobësia kryesore ishte KM dhe zmbrapsja lehtë, moratoriumi, mini-shengeni dhe Ujmani. Nga ai takim mësuam dobësitë tona, të ekipit të kompozuar keq dhe i padenjë për pune të mëdha kombëtare dhe Kryeministrin tone të urtë, të mençur, por që i mungon guximi dhe shpesh i han fjalët, tepër fragjil dhe një menaxher i dobët. Kërkesa e vetme në vazhdimësi duhet të mbetet njohja si dy vende sovrane, dhe pastaj për të vazhduar negociatat që mund të zgjasin por duke mos e cënuar asnjëra territorin e as resurset e vendeve respektive.

PDK-së dhe LVV-së u themi të gjejnë mënyrën për të kontribuar qoftë përmes parlamentit, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të tyre të drejte-për-drejtë, apo edhe ndërrim të kësaj qeverie ilegjitime para se vendoset për fatin e popullit. Shkuarja në negociata pa përgatitje, me format të tillë, dhe pa unitet mund të jetë fatal. PDK e LVV, mos të vajtojnë, por është koha për të vepruar me guxim e drejtë, por jo dhe me nxitim e të papërgatitur. Fatkeqësitë mund të vinë vetëm nga përfaqësuesit tanë, sepse për fatin e kombit vetëm ata mund ta vënë firmën, si ajo firma e kobshme e Çakorrit që na është shndërruar jo vetëm në humbje por edhe në ankth kolektiv.