“Jemi kundër politikave pushtuese!”, SHBA me mesazh të qartë për Ballkanin dhe për liderët

Picture of Ina Online
Ina Online

29/05/2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shprehur kundërshtim të hapur ndaj politikanëve me ambicie pushtuese dhe që ndjekin ideologji të rrezikshme transformuese. Këtë qëndrim e ka bërë publik Zëvendës-Sekretari i Shtetit, Christopher Landau, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në deklaratën e tij, Landau theksoi se SHBA nuk do të mbështesë udhëheqës me agjenda jorealiste apo të ndërtuara mbi fantazi ideologjike.

“Amerika është kundër politikanëve që kanë aspirata pushtuese”, tha ai, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara do të punojnë vetëm me partnerë që kanë qasje realiste dhe angazhim për stabilitet dhe zhvillim demokratik.

Landau shtoi se Uashingtoni nuk ka qëllim të ofrojë “mjete të pakufizuara për qëllime të pacaktuara, të pasigurta ose jorealiste”.

Ai kritikoi përpjekjet për të imponuar modele shoqërore sipas preferencave të burokratëve ndërkombëtarë apo aktivistëve, duke theksuar se SHBA-të do të mbështesin vetëm shtete dhe udhëheqës që tregojnë përkushtim ndaj një realiteti praktik dhe ndërtimit të institucioneve funksionale.

“Ne i hedhim poshtë dy ekstremet e paqëndrueshme – dëshirën për transformim të jashtëzakonshëm, si dhe tendencën për rigjykim të ankesave historike”, tha Landau, duke bërë thirrje për maturi, përmbajtje dhe përgjegjësi në qasjen ndaj zhvillimeve politike dhe ndërtimit të shtetit.

Ky mesazh vjen në një periudhë të ndjeshme për rajonin e Ballkanit, ku tensionet e brendshme dhe retorikat nacionaliste shpesh pengojnë përparimin demokratik dhe integrimin euroatlantik. Deklarata e Landau-s shihet si një sinjal i qartë se SHBA-të kërkojnë partnerë të përgjegjshëm dhe me orientim të qartë drejt stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

TË FUNDIT

Taravari kritikon qeverisjen aktuale: VLEN u shndërrua në përpjekje të dështuar

Trump në Dhomën e Situatave ndërsa të gjitha sytë janë te ajo që SHBA do të bëjë më pas

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Shasivari: Me ligj avancohet përfaqësimi etnik nëpër institucione

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË