Jennifer Aniston është rritur në një shtëpi të “pasigurt”

0

Ylli i serisë “Friends” ka deklaruar se gjithmonë mundohet të sjellë hare dhe pozitivitet te njerëzit përreth saj, ngase nuk dëshiron që edhe të tjerët të kenë kontakt me një atmosferë të “destabilizuar”, sikurse ajo në të cilën aktorja ishte rritur. Kjo pasi të rriturit në familjen e Ansitonit kishin qenë “të pasjellshëm ndaj njëri-tjetrit”, transmeton Koha.net.

Gjatë një bisede për revistën “Interview”, ku ajo intervistohej nga mikesha e saj, aktorja 55-vjeçare Sandra Bullock, Aniston ishte cilësuar si person që gjithmonë mundohet t’i disponojë të tjerët.

Kur u pyet “çfarë e bënë atë të jetë gjithmonë energjike dhe optimiste, edhe kur gjërat nuk shkojnë si duhet”, aktorja 51-vjeçare u përgjigj: “Fillimisht, kjo është një ndër gjërat më të këndshme që dikush m’i ka thënë. Mendoj që kjo energji dhe disponim pozitiv, vjen nga fakti se jam rritur në një shtëpi jostabile dhe ku nuk ndihesha e sigurt. Kjo ngase, vazhdimisht i shikoja të rriturit e familjes sime duke u sjellë keq ndaj njëri-tjetrit, dhe isha dëshmitare e disa sjelljeve njerëzore që më bënë të mendoja: ‘Unë nuk dua të bëhem e tillë dhe të veproj kështu. Nuk dua t’i përjetojë këto ndjenja në trupin tim, kurrë më. Nuk dua që njerëzit me të cilët do të rrethohem, të ndihen kështu sikurse unë’.”

Prindërit e aktores së famshme, Nancy Dow dhe John Aniston, ishin shkurorëzuar kur ajo ishte vetëm nëntë vjeçare.

Gjatë intervistës, ylli i serisë “Morning Show” po ashtu e ka pranuar që shpërngulja në Los Angeles, dhe krijimi i një rrethi të shoqërisë që e përkrahin vazhdimisht njëra-tjetrën, ia kanë shpëtuar jetën.