Jennifer Lopez përmend Shqipërinë

Ylli botëror Jennifer Lopez ka pikasur shqiptarët dhe Shqipërinë në një lidhje LIVE në rrjetin e saj Instagram. Në mesin e një audience masive, Lopez ka arritur të lexojë komentet për Shqipërinë, të cilat i ka dërguar një fans shqiptar.

“Mirupafshim Shqipëri, po ju pashë gjatë kohës kur sa po largohesha”, dëgjohet duke thënë këngëtarja teksa përshëndetjen e saj e shoqëron edhe me një puthje.

Kjo nuk është hera e parë që fansat shqiptare kanë arritur të marrë vëmendjen e këngëtares në mënyrë virtuale. Kohë më parë super këngëtarja e njohur ndiqte në Instagram një trajner shqiptar në mesin e 1 mijë personave të tjerë në listën e ndjekësve.

Klan News