Jerome Boateng u lëshon sinjal klubeve angleze

0

Jerome Boateng thërret ekipet angleze. Mbrojtësi i Bayern Munchen foli rreth së ardhmes së tij, ku nuk e përjashtoi mundësinë e një rikthimi në Premier League, ku më parë ka veshur fanellën e Manchester City.

31-vjeçari deklaroi se nuk do t’i thoshte jo një ofertë nga klubet e Premier League, pasi adhuron të luajë sërish në kampionatin anglez.

Gjatë intervistës, Boateng pohoi se te Citizens nuk pati një eksperiencë të mire për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe se nuk luante në pozicionin që iu premtua.

Gjithsesi gjermani tashmë i ka idetë e qarta për të ardhmen dhe nëse largohet nga bavarezët, aventura e tij e re pritet të jetë pikërisht në Premier League.