Jessie J, kritikëve: E di që kam celulit, kam pasqyrë në shtëpi (FOTO)

0

Jessie J është krenare për format e saj trupore dhe nuk ka kohë për komentet e të tjerëve.

Këngëtarja ka postuar një fotografi ku shihet e veshur me bikine të zeza dhe një bluzë rrjetë derisa po e shijonte plazhin.

“Më ka marrë shumë kohë për t’i bërë flokët kështu me llak të flokëve. Hija ime është gjendja ime e disponimit”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë në Instagram.

Madje Jessie J i ka paraprirë edhe të gjithë atyre që e kritikojnë për format e saj trupore.

“Oh, krejt ju që do të më thoni se kam celulit, e di. Kam pasqyrë në shtëpi”.
Ylli i muzikës pop duket se po e shijonte këtë ditë në plazh pasi ajo e ka postuar edhe një fotografi tjetër ku vë edhe njëherë në pah format trupore, e shtrirë pranë pjatave me ushqim.


Y